Flash

Premier League trondit merkaton: Newcastle mund të marrë CR7 e Benzema

Lapsi.al 21 November 2023
Premier League trondit merkaton: Newcastle mund të marrë CR7 e Benzema

Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema në të njëjtin ekip. Ndodhi në Real Madrid, por mund të ndodhë përsëri në të ardhmen, këtë herë në Premier League. Kampionati anglez çuditërisht hodhi poshtë mocionin për të ndaluar huazimet mes klubeve me të njëjtën pronësi. E kjo hapi automatikisht rrugën për Neëcastle, që potencialisht mund të tërheqë nga Saudi Pro League për të sjellë në shtëpi falas dy kampionët.

Marrëdhëniet mes klubit të kryesuar nga Yasir Al-Rumayyan dhe kampionatit arab tashmë janë të njohura për të gjithë, falë pranisë së fondit PIF që zotëron jo vetëm ekipin britanik, por edhe Al-Ittihād dhe Al-Nassr ku luajnë francezi dhe fenomeni luzitan. Tani për tani Magpies synojnë të zëvendësojnë në janar Sandro Tonalin, të skualifikuar për shkak të basteve, me Ruben Neves që luan për Al-Hilal. Por asgjë nuk i pengon ata të mund të zgjerojnë horizontet e tyre në të ardhmen.

NDALIMI I RRËZUAR ME NJË VOTË

Nga N'Golo Kanté te Kalidou Koulibaly duke kaluar nëpërmjet Neymar, Sergej Milinković-Savić, Franck Kessiè, Riyad Mahrez dhe Roberto Firmino janë të shumtë lojtarët që, të joshur nga mundësia për të luajtur në Premier League dhe Champions League, mund të arrijnë përsëri Evropën. E gjitha sepse masa për ndalimin e shkëmbimit të mundshëm të lojtarëve gjeti favorin e trembëdhjetë nga njëzet klubeve, kur ishte e nevojshme që të arrihej të paktën nga dy të tretat e pjesëmarrësve në asamble, pra katërmbëdhjetë ekipe.

Lexo më tej: Messi vs Ronaldo, 'The Last Dance': sfida e fundit do të vihet në skenë në Arabi

Një votë që jo vetëm favorizon Newcastle, por edhe Crystal Palace në pronësi të grupit Eagle. Kështu, John Textor tashmë në seancën e janarit, do të jetë në gjendje të tërheqë lojtarë nga Botafogo ose nga Molenbeek dhe Lyon. E gjitha kjo duke pritur për të parë Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema të rikthehen për të veshur të njëjtat ngjyra në janar.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI