Flash

Shqipëria nuk përsëritet më, De Biasi jep dorëheqjen nga Azerbaixhani: "Shpresoja të bëja më shumë”

Lapsi.al 22 November 2023
Shqipëria nuk përsëritet më, De Biasi jep dorëheqjen
Pas tre vitesh në krye të Azerbajxhanit, Gianni De Biasi ka vendosur të largohet nga pankina e kombëtares. Ish-trajneri i Shqipërisë ka paraprirë me disa ditë skadimin e kontratës së tij, në përfundim të kualifikueseve të Euro 2024, ku ekipi i tij arriti një fitore historike 3-0 ndaj Suedisë. Sidoqoftë, suksesin me kuqezinjtë, të cilët i udhëhoqi drejt kualifikimit për herë të parë në finalen e një Europiani, De Biasi nuk mundi ta përsërisë dot. E tashmë, Gianni De Biasi nuk është më drejtuesi teknik i Azerbajxhanit. Pas tre vitesh në krye të kombëtares azere, me një rrugëtim me suksese të moderuara, trajneri italian në fakt ka vendosur të japë dorëheqjen: “Para se të filloj të flas, them menjëherë se kam marrë vendimin që të mos qëndroj më në Federatë. Edhe pse besoj se mund të kem bërë një punë të shkëlqyer vitin e fundit. Skuadra ka treguar rritje të jashtëzakonshme dhe ka arritur rezultate historike për Azerbajxhanin. Ne morëm 7 pikë në një grup me 5 ekipe, në një fushatë kualifikuese për Europianin. Arritëm pesë fitore të njëpasnjëshme, diçka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Ne demonstruam kundër skuadrave të mëdha si Belgjika në ndeshjen e parë, Austria dhe Suedia se jemi në rrugën e duhur, se kemi ndërtuar një grup interesant lojtarësh, por për sa më përket, unë do të ndalem këtu”. Lexo më tej: Video/ Lukaku sikletos shqiptarin De Biasi: Belgjika shpërthyese, fitojnë Spanja e Portugalia

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI