Flash

Koncerti i Kanye West kthehet në skandal europian/ EDP kritikon Ramën për 4 mln eurot

Partia Demokratike Europiane (EDP) ka reaguar lidhur me vendimin e bërë publik nga kryeministri Edi Rama për financimin me rreth 4 milionë euro të koncertit të reperit amerikan Kanye West, duke kritikuar përdorimin e fondeve publike për këtë qëllim. Në një deklaratë publike, EDP shprehet se, ndërsa prej javësh qytetarët shqiptarë kanë dalë në rrugë […]

19:06

"U rrezikua masakra". Dhuna në Brazil-Argjentinë, urdhëri i Messi: "Të gjithë jashtë fushe”

Lapsi.al 22 November 2023
"U rrezikua masakra". Dhuna në Brazil-Argjentinë,

Në kaosin total të stadiumit Maracana, me përplasjet e ultrasve dhe policisë në tribuna, zëri i Leo Messi kumboi fort: të gjithë jashtë fushës. Ishte kapiteni i “vjetër” i Argjentinës që mori iniciativën për të rikthyer kombëtaren e tij në dhomat e zhveshjes. Veprim që vonoi kështu gjysmë ore fillimin e ndeshjes (më pas fitoi 1-0 nga Albiceleste, red.). Trazirat në tribuna filluan teksa po luheshin himnet kombëtare. Në një sektor të zënë nga 3000 ultras argjentinas të pranishëm - shumica prej tyre të përzier me publikun vendas - shpërthyen përleshjet me tifozët brazilianë. Pas ndeshjes Pleshti ishte i qartë: “Po rrihnin njerëzit, rrezikohej masakra”.

Ndërhyrja e policisë për të ndalur kaosin, në fakt, pothuajse e ka ushqyer atë, siç ndodh shpesh në këto raste. Vetëm pasi situate agravoi u arrit të rivendosej qetësia brenda impiantit. Episodi kujtoi përleshjet në Copacabana gjatë finales së Libertadores midis Boca Juniors dhe Fluminense.

Nisur nga situata, lojtarët argjentinas u larguan nga fusha dhe u drejtuan drejt vendit të incidentit. Ndërsa disa spektatorë argjentinas u vërsulën në fushë në kërkim të mbrojtjes nga rrahja e policisë. Në atë moment, kapiteni i kombëtares së Albiceleste, Lionel Messi, iu drejtua gjyqtarit kilian Piero Maza. Me gjeste elokuente ai njoftoi se do ta largonte skuadrën nga fusha dhe me shokët e tij u nis drejt dhomave të zhveshjes për të pritur të rivendosej qetësia.

Lexo më tej: Video/ Brazil-Argjentinë kthehet në arenë luftimesh, çmenduri në tribuna: përplasje me policinë, gjak e dhunë

MESSI: "PO RRIHNIN NJERËZIT, U RREZIKUA MASAKRA"

Gjesti i Lionel Messi pati një rëndësi të madhe dhe u komentua nga ai vetë pas ndeshjes në këtë mënyrë: "Ata shtynin njerëzit me shkopinj, ata ushtruan dhunë duke rrahur njerëz - referenca për policinë braziliane -. Kishte lojtarë që kishin familjen atje. Mendon për familjen tënde, nuk e di vërtet se çfarë po ndodh dhe je më i fokusuar aty sesa të luash. U rrezikua një masakër".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI