Flash

Grabitje në familjen e gruas së Lionel Messi: nga supermarketi i Roccuzzo vidhen 8 milionë pesos

Lapsi.al 22 November 2023
Grabitje në familjen e gruas së Lionel Messi: nga supermarketi i
Dy grabitës sulmuan makinën që transportonte të ardhurat nga supermarketi në pronësi të familjes së gruas së Lionel Messi. 280 kilometra në veri të Buenos Aires, në qytetin argjentinas të Rosarios, supermarketi është pronë e familjes së Antonela Roccuzzo. Nga grabitja u vodhën 8 milionë pesos (pak më shumë se 20 mijë euro). Gjatë arratisjes, kriminelët kanë qëlluar disa herë në ajër me armë zjarri. Sipas rikonstruksioneve fillestare të portalit Infobae, banditët thyen xhamin e makinës që drejtohej nga kushëriri i gruas së Lionel Messi, Roccuzzo. Në automjet kanë qenë edhe dy punonjës të kompanisë, bëjnë të ditur autoritetet. Të tre janë tronditur nga sulmi, por janë në gjendje të mirë shëndetësore, tha një nga mjekët për një stacion televiziv lokal. Grabitja ka ndodhur në afërsi të supermarketit, çka aludon se ata kanë qenë në dijeni të lëvizjeve. Lexo më tej: "U rrezikua masakra". Dhuna në Brazil-Argjentinë, urdhëri i Messi: "Të gjithë jashtë fushe”

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI