Flash

The Athletic bën llogaritë e Zhang te Inter: 329 milionë euro për tu kthyer deri në maj

Lapsi.al 22 November 2023
The Athletic bën llogaritë e Zhang te Inter: 329 milionë euro
Presidenti i Inter, Steven Zhang, po përballet me një situatë të ndërlikuar financiare, që mund të ndikojë edhe në shpenzimet e ardhshme të klubit zikaltër. Nga Amerika vjen një analizë financiare më pak se shqetësuese nga faqja The Athletic. The Athletic ka publikuar një artikull të gjatë analizues mbi situatën financiare të presidentit Zhang. E skenari që del prej saj është shumë problematik e shqetëson tifozët e Inter. Sipas asaj që lexohet në portalin amerikan, Zhang do të duhet të shlyejë një shumë afër 329 milionë euro deri në maj 2024 për fondin Oaktree. Fondi kishte dhënë një kredi në kohën e Covid dhe tani pret kthimin e financimit. Një skenar i cili, nëse konfirmohet, mund të ndikojë në strategjitë e ardhshme të klubit. Lexo më tej: 10 vjet larg Inter, Moratti rrëfehet: "Pirlo keqardhja më e madhe" Më tej, portali i referohet një situate të ndodhur në këtë vit futbollistik. Pavarësisht të ardhurave të mëdha të klubit për shkak të sponsorizimeve, shitjeve dhe arritjes në finalen e Champions League, Inter e mbylli sërish në deficit. Një detaj që nuk duhet anashkaluar. Nëse nuk përsëriten rezultatet madhështore të sezonit të kaluar, për rrjedhojë do të ketë më pak të ardhura. Zhang është thirrur të gjejë zgjidhjen më të mirë për të ruajtur asetet e klubit.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI