Flash

Champions League, UEFA nuk i bën asnjë nder Inter: Benfica do luajë me tifozët e saj në Lisbonë

Lapsi.al 23 November 2023
Champions League, UEFA nuk i bën asnjë nder Inter: Benfica do
Ndeshja e Ligës së Kampionëve mes Benfica dhe Inter, e planifikuar për të mërkurën në datën 29, në orën 21:00 dhe e vlefshme për raundin e pestë të grupit D, do të luhet rregullisht me dyer të hapura në stadiumin Da Luz të Lisbonës. Ndeshja ishte në rrezik për tu zhvilluar me dyer të mbyllura, pas ngjarjeve të ndodhura në stadiumin Anoeta të San Sebastian. Në ndeshjen mes Real Sociedad dhe Benfica, tifozët portugez hodhën sende dhe ndezën fishekzjarrë në sektorin e miqve. “Vendimi i organit të UEFA-s ka ardhur në bazë të nenit 16, paragrafi 2, paragrafi c dhe b: në mënyrë të detajuar u ndëshkua, “ndezja e zjarrit dhe hedhja e sendeve 15 ditë më parë”. Lexo më tej: Presidenti i Benfica, Rui Costa provokon: "Jam fiorentin e milanist, por nuk e urrej Interin" UEFA ka zgjedhur një gjobë prej 25,000 euro për klubin luzitan dhe ndalimin e shitjes së biletave për sektorin mik në ndeshjen e ardhshme evropiane jashtë fushe. Kështu, asnjë favor për Inter, që kërkon vendin e parë në grup, për të patur një short më të mirë në 1/8.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI