Flash

Një goditje në portë tre pikë, Mehmeti nuk gabon asgjë: Dinamo thyen Erzenin me 10 lojtarë

Lapsi.al 23 November 2023
Një goditje në portë tre pikë, Mehmeti nuk gabon asgjë:

Ndeshja e katër radhazi pa humbje, ekzaktësisht që kur Dritan Mehmeti u kthye në pankinën e Dinamos, për të zëvendësuar Luigi Di Biaggio. 1-0 u imponua "nëndetësja" edhe ndaj Erzenit, duk u larguar tashmë nga fundi i renditjes, me pretendimin e lindur për një vend në Final Four. Vendosi një gol i shënuar nga Hoxha, në minutën e 74', në goditjen e parë në portë të kryeqytetasve. Për Erzenin, i mirë për mbi një orë lojë, fatal ishte kartoni i kuq i Atanda.

Dy skuadrat ndaheshin nga vetëm një pikë, por renditja delikatee bënte ndeshjen shumë të rëndësishme. Të besuarit e teknikut Deliallisi, ndoshta vuajtën momentin e vështirë, në ndeshjen e 5 radhazi pa fitore. Dominimi në një orë loje, nuk prodhoi asnjë gol për shijakasit. Dinamo u mbajt gjallë vetëm falë performancës shumë të mirë të portierit Sali, që bllokoi cdo tentativë drejt portës. Nga anët e Hasanbellit, dinamovitët nuk është se u panë e madje aq u përpoqën të dukeshin.

Lexo më tej: Partizani me 9 lojtarë, Egnatia u ndal nga një super-Qirko: mbyllet me barazimin e fiksuar në 11 nëntor

U LARGUA ATANDA, SHËNOI HOXHA

Peshorja e ndeshjes ndryshoi kah vetëm në pjesën e dytë, kur në minutën e 64' Atanda u ndëshkua me karton të kuq. Në një duel ajror, mbrojtësi goditi me taka Kaçorrin. Fillimisht gjyqtari i nxjorri kartonin e verdhë, por pasi kontrolloi imazhet në VAR, ndryshoi mendimin dhe e largoi nga fusha e lojës. E atëherë, Dinamo shënoi gol me goditjen e parë në portë. Në minutën e 74' Hoxha shënoi golin që vendosi ndeshjen. Tre pikë të rëndësishme për Dinamon, që ngjitet në kuotën e 15 pikëve, duke kaluar për momentin Laçin në vendin e katërt. Rikthimi i teknikut Mehmeti po nxjerr nga kriza kryeqytetasit, edhe pse kjo performancës vështirë se mund ti ketë pëlqyer teknikut, me përjashtim të pikëve.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI