Flash

Inter eviton rreziqet e të mëdhenjve: Marotta rinovon deri në 2027

Lapsi.al 24 November 2023
Inter eviton rreziqet e të mëdhenjve: Marotta rinovon deri në
Beppe Marotta ka rinovuar kontratën me Inter, deri në vitin 2027. Njoftimi është bërë gjatë mbledhjes së Bordit të Drejtorëve që u zhvillua në mëngjes në selinë e zikaltërve në Viale della Liberazione, me presidentin Steven Zhang të lidhur direkt nga Kina. Numri një i klubit ka dashur të konfirmojë Beppe Marotta si CEO i zonës sportive pas kënaqësive të shumta sportive të arritura në vitet e fundit. E tani priten edhe vazhdimësia e drejtorit sportiv Piero Ausilio dhe zëvendësit të tij, Dario Baccin. Në fakt, Marotta kishte rënë në sytë e klubeve të madhe. Puna e bërë te Inter, sidomos me plusvalencat nuk kishte kaluar pa u evidentuar. Madje u përfol edhe një riinteresim i Juventus për ish-administratorin e tyre të deleguar.

BORDI DREJTUES: RRITJE E TË ARDHURAVE

Gjatë Bordit të Drejtorëve u miratua edhe raporti i parë tremujor i sezonit 2023-24. Ky raport zgjat nga korriku deri në shtator. Xhiroja e grupit ishte rreth 166 milionë euro, një rritje prej rreth 60 milionë (+36% ) krahasuar me të njëjtën periudhë referuese të sezonit 2022/23. Rezultati pozitiv është kryesisht rezultat i fitimeve kapitale të regjistruara (shih marrëveshjet Onana dhe Brozovic), por edhe nga të ardhurat më të mëdha nga të drejtat televizive, ditët e ndeshjeve dhe nga sektori i "licensimit dhe shitjes me pakicë". Lexo më tej: Onana te Manchester United, i trishtuar: "Inter është magji, ndjenjë, ndoshta një ditë kthehem"

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI