Flash

Conte i shkel syrin Juventus: "Mund të ëndërrosh gjithnjë të martohesh përsëri"

Lapsi.al 24 November 2023
Conte i shkel syrin Juventus: "Mund të ëndërrosh
Antonio Conte kurrë nuk është larguar plotësisht nga Juventus. E, pavarësisht lamtumirës së stuhishme në verën e vitit 2014, trajneri hap dyert për një rikthim të bujshëm në pankinën e Juventusit: "Martesat bëhen gjithmonë me dy. Gjithmonë mund të ëndërrosh dhe të shpresosh të martohesh sërish - ishin fjalët e tij në takimin me studentët e UniSalento, ku mori çmimin "Sport, Soft, Skill" -. E rëndësishme është të ketë një ndarje mendimesh të njëjta. Për momentin po shijoj kohën e lirë që kam. Vazhdoj të studioj dhe të shikoj përreth për të zgjeruar njohuritë e mia". Conte është jashtë fushave që nga marsi, kur mbërriti ndërprerja e kontratës me Tottenham. Por ndoshta jo për shumë kohë akoma: “Nëse ndodh diçka e rëndësishme, e cila më jep emocionet që kam nevojë, sigurisht që do të kthehem në punë”. Lexo më tej: Conte njeriu i duhur për gjysmën e Europës: sa shumë klube gati ta marrin në qershor Trajneri salentin foli edhe për të kaluarën e tij si futbollist: "Isha futbollist i mirë, i jap vetes një notë 8. U bëra falë punës, këmbënguljes dhe qëndrueshmërisë, dëshirës për t'u përmirësuar gjithmonë. Isha i mirë, por jo një kampion, sepse performanca ime bazohej në vrapim, sakrifica e djersë. Megjithatë, si trajner e dalloj se kam atë talent që nuk e kisha si futbollist".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI