Flash

Video/ Camarda vendos rekordin në Serie A: milanisti debutoi 15 vjeç, 8 muaj e 15 ditë kundër Fiorentinës

Lapsi.al 26 November 2023
Video/ Camarda vendos rekordin në Serie A: milanisti debutoi 15
Francesco Camarda bëhet lojtari më i ri debutues në Serie A i të gjitha kohërave. Sulmuesi kuqezi, i lindur më 10 mars 2008, hyri në fushë në minutën e 83' të ndeshjes Milan-Fiorentina, duke zëvendësuar Jovic. Adoleshenti është vetëm 15 vjeç 8 muaj e 15 ditë dhe kaloi rekordin e Wisdom Amey të Bolonjës, i cili bëri debutimin e tij në Serie A më 21 maj 2022 në Genoa-Bologna, në moshën 15 vjeç, 9 muaj dhe 1 ditë. Camarda, sapo u fut në fushë, u prit me ovacione nga publiku në San Siro. POSTIMI I MILAN Në vendin e tretë në këtë renditje speciale, të barazi të plotë (15 vjet, 9 muaj e 5 ditë), janë Pietro Pellegri (Torino-Xhenova 1-0 më 22 dhjetor 2016) dhe Amedeo Amedei (Roma-Fiorentina 2-2 më 1 maj 1937).

POSTIMI I LEGA SERIE A

Sa për kronikën, Milan mposhti 1-0 Fiorentinën në javën e 13 të Serie A, duke rigjetur suksesin në kampionat pas më shumë se një muaji e gjysmë. Kuqezinjtë iu përgjigjën fitores së Napolit falë penalltisë së fituar dhe shndërruar në gol nga Theo Hernandez në kohën shtesë të pjesës së parë. Pavarësisht mungesave të shumta dhe vuajtjeve në finale, erdhi një sukses shumë i çmuar për teknikun Pioli. Një mënyrë për tu përgatitur më mirë për ndeshjen vendimtare të së martës ndaj Borussia Dortmund. Italiano, në vend të kësaj, pëson humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit dhe tani rrezikon të kalohet nga Roma dhe Bolonja.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI