Flash

Skandal në futbollin e femrave, çmendet Megi Doçi: Rrihen me grushta e shkelma në Tirana-Vllaznia

Lapsi.al 26 November 2023
Skandal në futbollin e femrave, çmendet Megi Doçi: Rrihen me

Futbolli është një sport meshkujsh, por ku femrat janë futur me forcë duke tërhequr publikun e tyre, në adhuruesit e lojës më popullore në planet. Por ja që bashkë me gjestet teknike e veprimet në fushë, janë kopjuar edhe aktet e shëmtuara. Kjo është ajo që ndodhi në Tirana-Vllaznia, kryendeshjen e kampionatit, mes dy skuadrave që bashkëkryesonin me pikë të plota është një turp i vërtetë.Vajza me sjellje burrash, që shajnë, godasin me grushte, tërhiqen prej flokësh. E pastaj, ajo Megi Doçi, futbollistja më e njohur e Shqipërisë, shkelmon kundërshtare të rrëzuara përtokë. Imazh i turpshëm i fiksuar në foto, për atë që duhet të ishte një model për të tjerat.

Këtë herë femrat ua kaluan edhe meshkujve, jo për rendiment loje, por për dhunë. Ndeshja që vendoste shumë për titullin, u braktis për shkak të një sherri masiv në fushën e lojës. Përplasjet përfshinë skuadrat dhe stafet e të dy ekipeve. Situata ka degjeneruar aq sa ekipet janë zhvendosur për shkak të ngjarjeve të dhunshme nga kompleksi “Skendër Halili” në komisariatin e policisë për denoncimet e rastit.

AKUZAT E NDËRSJELLA

Nuk kuptohet ende çfarë e shkaktoi dhunën e shëmtuar pikërisht në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Sidoqoftë, tani të dy palët akuzojnë njëra-tjetrën. Tirana është pozicionuar me një komunikatë për shtyp, ku thotë se "drejtuesit e Vllaznisë Femra, janë larguar nga pankina e tyre dhe kanë ardhur në pankinën e skuadrës së Tiranës, ku kanë nisur të shfaqin akte të tmerrshme dhune e të godasin stafin teknik, drejtuesit e klubit të Tiranës Femra si edhe futbollistet". Si pasojë e kësaj situate "Klubi i Vllaznisë Femra ka dhunuar barbarisht drejtoreshën e klubit të Tiranës, Edonisa Aliaj, portieren Delvina Dyrmishi dhe futbollisten Flondra Behrami".

Lexo më tej: Vllaznia pëson dy nga 22 goditjet e Real Madrid: vajzat shkodrane e nisin me humbje Champions League

REAGIMI I TIRANËS

PRETENDIMI I VLLAZNISË

Nga ana tjetër drejtuesit e Vllaznisë kanë dhënë versionin e tyre për incidentin. Sipas kuqebluve, nuk ka patur një reagim prej tyre sepse presidenti Lazer Matija dhe tre futbolliste të Vllaznisë janë të shtruara në spital. Kjo si rrjedhojë e goditjeve të shumta që kanë marrë dhe pasojave të shkaktuara prej tyre.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI