Flash

“Këta lojtarë kemi”: Osmani i dorëzuar pas 0-0 me Laçin, Josa fillon t’i gëzohet edhe barazimit

Lapsi.al 24 November 2023
“Këta lojtarë kemi”: Osmani i dorëzuar pas 0-0 me

“Mendoj se probleme kishim në 20 metrat e fundit të kundërshtarit ku mungonte ideja për të dhënë pasimin e fundit, disa herë që depërtuam ishim shumë statik në zone”. Qatip Osmani e ka të vështirë të shpjegojë atë që ndodh me skuadrën e tij, edhe pse një alibi e ka. Mungesat e Balajt dhe Malës janë nga ato që do t’i vuante kushdo ekip: “Veçanërisht Balaj të ishte sot, me këto raste që krijuam do të kishte shënuar gol. Ai është tipik lojtar sulmues, që ndjen topin, sulmon hapësirën - analizoi Osmani -. Ishte evidente mungesa e Balajt, por edhe e Malës sigurisht”.

E megjithatë dy pikë në katër ndeshje janë shumë pak dhe problemi vetëm sa thellohet, gjë që e bën teknikun nga Maqedonia e Veriut të ngrejë duart lart: “Këto lojtarë kemi në dispozicion. Unë si trajner i ri jam munduar në këtë periudhë që të nxjerr maksimumin nga çdo lojtar. Sigurisht që ka potencial për të fituar ndeshje, edhe pse dëmtimet e lojtarëve cilësorë që janë, shihet edhe mungesa e tyre. Na kthehen lojtarë por na dëmtohen të tjerë. Kështu që është edhe pak fati sa i përket këtyre dëmtimeve”, tha Qatip Osmani.

Lexo më tej: Video/ Vllaznia, kështu bëhet e vështirë: 0-0 me Laçin e dy pikë në katër javë

LAÇI I JOSËS I SFILITUR NGA PAUZA E KOMBËTARES

“Kur futesh në një ndeshje, nuk mundesh të thuash që jam i kënaqur me pikën. Por kur sheh zhvillimin e lojës, çfarë përpjekjesh bëre për të sulmuar dhe ato të kundërshtarit, unë në përgjithësi jam i kënaqur, edhe pse munguan goditjet në portë të dy skuadrave”. Mirel Josa nuk fiton prej 5 ndeshjesh radhazi me Laçin e tij e në këtë pikë është e kuptueshme kënaqësia e teknikut për një pikë në Loro Boriçi. Kurbinasit lanë për të dëshiruar në fazën offensive dhe Josa mundohet ta shpjegojë: “Për të shkuar te finalizimi duhet të zhvillojmë lojë të tillë që të shkonim te finalizimi. Duhet të kishim mbështetje më të madhe dhe të ishim më të vëmendshëm”.

Gjendja e bardhezinjve nuk ishte ajo optimale, pas pauzës së kombëtares dhe Josa e justifikon me këtë fakt, performancën nën ton të Laçit. “Kurti ka luajtur tre ndeshje me ekipin e të rinjve dhe dy herë nga 90 minuta ka luajtur edhe Kryeziu. Kanë ardhur vetëm në stërvitjen e fundit me skuadrën. Nuk jemi pa probleme se edhe Melo është jashtë. Sa i përket Ujkës, nuk ka bërë stërvitje të plotë gjatë këtyre dy javëve, ka tre ditë që është futur në stërvitje se kishte probleme. Nuk ishte i plotë në stërvitje ndaj nuk e përdora sot”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI