Flash

Autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove

Artikuj të nënshkruar me emra të trilluar u botuan në disa media gjatë protestave kundër qeverisë, duke promovuar narrativa të ngjashme me ato të mazhorancës dhe duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën editoriale dhe respektimin e standardeve etike të gazetarisë.

14:55

Guardiola separatist, i lidhur me "Tsunami Democràtic": tekniku ka "nxitur popullsinë të rebelohet"

Lapsi.al 24 November 2023
Guardiola separatist, i lidhur me "Tsunami Democràtic": tekniku
Pep Guardiola ka mbajtur gjithmonë një marrëdhënie të veçantë me Katalonjën. I lindur në rajonin e Barcelonës, spanjolli veshi fanellën blaugrana për vite me radhë përpara se të bëhej simbol i skuadrës falë bëmave të tij në pankinë me Lionel Messi në fushë. Megjithatë, trajneri i Manchester City paska punuar edhe për pavarësinë e territorit nga Spanja, duke “nxitur popullsinë katalane të rebelohet kundër shtetit”. Një akuzë jo me pak rëndësi, duke pasur parasysh situatën politike që prek Spanjën. Vendit, për dekada, i është dashur të përballet me lëvizjet e pavarësisë të pranishme si në Katalonjë ashtu edhe në rajonin Bask. E siç duket ka gjetur mbështetje në një nga figurat më me ndikim të sportit iberik. Kjo është ajo që doli nga një raport i Guardia Civil, i cili po heton Tsunami Democràtic, një grup pavarësie të cilit i përkasin disa domene të vendosura në Kanada.

LETËR-KËRKESA E GJYKATËSIT

Pikërisht në drejtim të përtej oqeanit u nis një letër-porosi e lëshuar nga gjykatësi Manuel García Castellón, në të cilën kërkonte informacion në lidhje me disa site në pronësi të kompanisë amerikano-veriore Tucoës Domains Inc. Kësaj kërkese autoritetet kanadeze iu përgjigjën duke kërkuar informacione të mëtejshme mbi procedurën. Ndër kërkesat më interesante është ajo për ish-lojtarin e Barçës dhe Brescias ku kërkohet arsyeja e lidhjes me Tsunami Democratic. Në korrespondencën e gjerë të ofruar për hetuesit, ata raportuan se si aktivistët, përmes një prej platformave të tyre, kishin nisur një "fushatë të fuqishme mediatike të promovuar nga nivelet më të larta politike dhe sektorët civilë pro-pavarësisë". Guardiola nuk kishte "nguruar të vinte zërin e tij në dispozicion të 'Tsunami Democratic', duke iu bashkuar kërkesave të tyre dhe duke inkurajuar popullsinë katalane të rebelohet kundër shtetit”. Gjithçka përfundoi në duart e Vozpópuli, i cili e bëri publik lajmin dhe më pas u raportua nga Marca dhe Mundo Deportivo.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI