Flash

Juventus e Inter, kush është më i forti? Më në fund, flet fusha: derbi i Italisë vlen një copëz titulli

Lapsi.al 26 November 2023
Juventus e Inter, kush është më i forti? Më në fund,

Falë pazës së kombëtares, u bënë tashmë gati dy javë që flitet për këtë përballje Juventus-Inter. Edhe pak orë dhe, mund të thuhet më në fund, fusha do të flasë. Një rivalitet i përjetshëm, i nxitur në dekadat e fundit, por që mori flakë 60 vjet më parë. Logjika i tregon ata si favoritët për titullin, renditja i sheh ata në dy vendet e para. Ka mjaft gjëra në lojë për të transformuar një sfidë të rëndësishme në vetëvete, në ndeshjen e vitit (të paktën deri tani).

Jashtë fushës, ishte mjaft zbavitëse dëshira për t'i lënë tjetrit rolin e favoritit për fitoren finale. Nga njëra anë thonë se mungesa në kupat europiane është një avantazh i madh. Nga ana tjetër, pretendojnë se dy pikë larg skuadrës më të fortë ishte diçka e paimagjinueshme në startin e kampionatit. Skema që, megjithatë, përmbajnë brenda të vërteta. Dy skuadrat janë padyshim më të mirat në Serie A, me Napolin që ka paguar koston për ndryshimin e drejtimit teknik. Inter praktikisht ka dy skuadra, Juventus një mbrojtje të hekurt dhe mundësinë e zgjedhjes mes katër sulmuesve të nivelit të lartë.

MUNGESAT E AVANTAZHET

Edhe ndeshja e mbrëmjes së sotme, pavarësisht mungesave të rëndësishme nga të dyja palët, tregon më të mirën e kampionatit. Pa Danilo, Ëeah dhe me një Locatelli me probleme, Allegri ende mund të krijojë një sektor prapavije të testuar mirë (Gatti-Bremer-Rugani) që është i vështirë për t'u kapërcyer. Edhe në mesfushë, me McKennie, Miretti dhe Rabiot, të ndihmuar nga jashtë nga Cambiaso dhe Kostic, ai ka mundësinë të ndërthurë fizikun dhe cilësinë për të përmbysur aksionin dhe për të nisur përpara dyshen Chiesa-Kean. Inzaghi nuk ka dy lojtarë të rëndësishëm në mbrojtje (Pavard dhe Bastoni), por mund të sistemojë një prapavijë të përbërë nga Darmian, De Vrij dhe Acerbi. Mesfusha dhe sulmi janë ata titullarë, me të metën e vetme mungesën e Sanchez, si alternativë ndaj dyshes Lautaro-Thuram.

Lexo më tej: Bremer, mesazh paralajmërues: "Juventus mes skuadrave më të mira në botë. Më pëlqen Premier"

Shumë emra të rëndësishëm, por pak siguri për të parë futboll spektakolar. Tifozëve u interesojnë pikët dhe për t'u argëtuar duhet të shkosh në cirk. Një frazë që i pëlqen shumë ta kujtojë trajneri i Juventus, Allegri. Edhe pse do të ishte mirë që të paktën një herë të shihej një ndeshje të këndshme edhe nga pikëpamja estetike. E jo vetëm nga pikëpamja konkurruese.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI