Flash

"Ne u mbrojtëm, përfunduam në spital": dhuna në futbollin e vajzave, Vllaznia akuzon Tiranën për paftësi

Lapsi.al 26 November 2023
"Ne u mbrojtëm, përfunduam në spital": dhuna në

Ndeshja që vendoste shumë për titullin, mes Tiranës e Vllaznisë për femra, u braktis për shkak të një sherri masiv në fushën e lojës. Përplasjet përfshinë futbollistet dhe stafet e të dy ekipeve. Situata ka degjeneruar aq sa ekipet janë zhvendosur për shkak të ngjarjeve të dhunshme nga kompleksi “Skendër Halili” në komisariatin e policisë për denoncimet e rastit. Tirana më herët bëri një deklaratë, duke akuzuar kuqeblutë se provokuan konfliktin, duke shkuar në zonën e pankinës së Tiranës. Tani Vllaznia ka bërë reagimin zyrtar, duke pretenduar të kundërtën.

Klubi shkodran ka akuzuar organizatorët për paaftësi organizative. Ata madje kanë pretenduar se ndaj tyre u ushtrua dhunë dhe se vajzat e tyre vetëm janë mbrojtur. Prezenca e tifozëve dhe njerëzve civilë në fushë, sipas tyre, është faktuese për planin që ata kishin: "Lojtaret e KFF Vllaznia dhe zyrtarët e saj të ndodhur në kushtet e mbrojtjes ekstreme dhe pa prezencën e forcave të rendit, të cilat janë informuar nga trajneri I KFF Vllaznia përballuan me dinjitet sulmin e paprecedent të organizatorëve të këtij takimi nëpërmjet personave civilë të futur nga katër anët e fushës!".

DEKLARATË PËR MEDIAT

Klubi i Futbollit të Femrave Vllaznia njofton të gjithë opinion public dhe sportdashës se dënon me forcë të gjitha aktet e dhunshme të ndodhura ditën e shtunë, 25 Nëntor 2023, në ndeshjen Tirana-Vllaznia, të luajtur në fushën sportive “Skënder Halili” në Tiranë.

Lexo më tej: Skandal në futbollin e femrave, çmendet Megi Doçi: Rrihen me grushta e shkelma në Tirana-Vllaznia

Duke qenë të vendosur për të përmbushur të gjitha detyrimet që rrjedhin nga zbatimi I rregullores së aktivitetit dhe Kodit të Disiplinës Sportive, kemi përmbushur detyrimin për të raportuar pranë organeve kompetente të FSHF-së duke evidentuar me fakte dhe argument dështimin e plotë të organizatorëve të kësaj ndeshje për organizimin e saj sipas rregullave të përcaktuara qartë.

Sulm i paprecedent

Lojtaret e KFF Vllaznia dhe zyrtarët e saj të ndodhur në kushtet e mbrojtjes ekstreme dhe pa prezencën e forcave të rendit të cilat janë informuar nga trajneri I KFF Vllaznia, përballuan me dinjitet sulmin e paprecedent të organizatorëve të këtij takimi nëpërmjet personave civilë të futur nga katër anët e fushës!

Gjendje shëndetësore e stabilizuar

Dëshirojmë të njoftojmë të gjithë opinion publik se lojtaret dhe zyrtarët e KFF Vllaznia kanë marrë menjëherë ndihmën e parë mjekësore në urgjencën e Spitalit dhe gjendja e tyre shëndetësore tashmë paraqitet e stabilizuar.

Nga ana tjetër organizatorët e këtij takimi përtej detyrimit të shprehur qartë në rregulloret e aktivitetit për organizatorët e këtij takimi që të “garantojnë sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, lojtarëve dhe zyrtarëve t ë ekipit mik gjatë qëndrimit të tyre;” reagimi i menjehershëm mediatik i fajtorëve të zënë në faj nuk i shërben distancimit nga sjelljet e dhunshme të ndodhura ndaj miqve në shtëpinë e tyre!

Në mbyllje të kësaj deklarate, KFF Vllaznia është në kontakt të vazhdueshëm dhe po bashkëpunon ngushtësisht me organet e Federatës Shqiptare të Futbollit, me besimin e plotë në zbardhjen e kësaj ngjarje të turpshme për futbollin shqiptar duke kontribuar në ndëshkimin e personave përgjegjës dhe parandalimiin e ngjarjeve të tilla në të ardhmen!

KFF VLLAZNIA

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI