Flash

Video/ Neymar ulërin nga dhimbjet: shikoni punën e mundimshme të brazilianit gjatë rehabilitimit

Lapsi.al 26 November 2023
Video/ Neymar ulërin nga dhimbjet: shikoni punën e mundimshme të
Braziliani Neymar ka filluar rehabilitimin për të rikuperuar pas dëmtimit të pësuar në gju dhe këputjes së ligamentit të kryqëzuar. Videoja që po qarkullon në internet tregon brazilianin me dhimbje dhe shumë të sfilitur, sikur të mos ishte në gjendje të reagonte.

NEYMAR, ULËRIN NGA DHIMBJET

Neymar u transferua në Arabinë Saudite në verë për t'u bashkuar me Al-Hilal. Megjithatë, aventura e tij e futbollit në Lindjen e Mesme ishte zhgënjyese me paraqitjet nën ton. E tani edhe kontrata faraonike, është pezulluar për shkak të dëmtimit të rëndë. Braziliani ka nisur rehabilitimin, por fillimi është shumë i vështirë. Sulmuesi ka shumë vështirësi në lëvizjen e këmbës, duke përkulur gjurin dhe në videon që po qarkullon në internet ai shihet që ka dhimbje të forta. Lexo më tej: Neymar i dëmtuar rëndë, Al-Hilal pezullon kontratën e tij deri në rikthim: 150 milionë euro në 'ngrirje' Fizioterapisti përpiqet ta inkurajojë që Neymar të reagojë. Por kur sulmuesi përpiqet ta bëjë, fytyra i shfaq shenja dhimbje. Braziliani nuk i mban dot britmat, duke treguar qartë vuajtjen. Në këtë pikë synimi është që të O'Ney paktën të jetë në gjendje të rikthehet për verën e vitit 2024, kur do të zhvillohet Copa America. Rruga deri atëherë është shumë e gjatë e, me sa duket, edhe e dhimbshme.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI