Flash

Video/ Sherr i ashpër mes Nunez e Guardiola pas ndeshjes, i ndau Klopp: "Nuk kuptova asnjë fjalë"

Lapsi.al 26 November 2023
Video/  Sherr i ashpër mes Nunez e Guardiola pas ndeshjes, i ndau Klopp:
Zhgënjim, në shtëpinë e Manchester City, për barazimin në Etihad kundër Liverpool. Për Citizens është barazimi i dyti radhazi në Premier League, me djemtë e teknikut Guardiola që zbresin në vendin e dytë, -1 pas Arsenal. Pasi kaluan në epërsi me Haaland në minutën e 27', vendasit u arritën 10 minuta nga fundi nga goli i Alexander-Arnold. Përfundoi 1-1, me një pikë që i mbajti Reds në -1 nga Citizens. Në fund, nerva të tensionuara mes Darwin Nunez dhe Pep Guardiola, një debat që u pasua nga komenti i Klopp në konferencë për shtyp.

SHERRI MES NUNEZ E GUARDIOLA

Në fund të ndeshjes, në fakt, sulmuesi uruguaian u drejtua nga tekniku Guardiola dhe foli fjalë në drejtim të tij, që ndoshta nuk u pëlqyen nga menaxheri i City. Kështu, erdhi edhe reagimi i këtij të fundit, që iu kundërpërgjigj njëlloj ish-sulmuesit të Benficas. Ndërhyrja e Klopp dhe stafit të Liverpoolit ishte vendimtare në këtë rrethanë, pasi ata jo pa vështirësi arritën të qetësojnë nervozizmin e Nunez dhe të largojnë trajnerin spanjoll. Lexo më tej: Guardiola separatist, i lidhur me 'Tsunami Democràtic': tekniku ka "nxitur popullsinë të rebelohet"

KLOPP: "NUK KUPTOVA ASNJË FJALË"

Ky episod u pasua nga reagimi ironik i Jurgen Klopp në konferencë: "Nuk do të jem unë ai që do të them atë që ndodhi, sepse për herë të parë, çuditërisht, nuk jam unë ai që u përfshi. Sidoqoftë, nuk kuptova asnjë fjalë".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI