Flash

Në "Kukës Arena", fusha e paluajtshme: kushtet e rënduara atmosferike, spostojnë takimin në Tiranë

Lapsi.al 27 November 2023
Në "Kukës Arena", fusha e paluajtshme: kushtet e

Kushtet atmosferike detyrojnë Kukësin të “emigrojë” nga "Kukës Arena", drejt Tiranës. Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se do të ketë një ndryshim në kalendarin e ndeshjeve të javës së 14-të në kampionatin “Abissnet Superiore”. Kështu, ndeshja e programuar për të martën në qytetin veri-lindor do të zhvillohet në Tiranë.

Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe reshjeve të dëborës ndeshja është e pamundur të zhillohet në qytetin e Kukësit. Sfida e javës së 14 të kampionatit, Kukësi – Skënderbeu e programuar për t’u zhvilluar të martën më datë 28 nëntor në orën 13:30 në stadiumin “Kukës Arena”, do të spostohet për t’u luajtur në të njëjtën ditë dhe orë në stadiumin “Arena e Demave” në kryeqytet.

Lexo më tej: Luhet derbi, Partizani kundër ish-trajnerit të tij. Mehmeti i pamundur te Dinamo: ja të gjitha ndeshjet

Ky vendim është marrë në konsensus të plotë me dy klubet e “Abissnet Superiore”, që ndeshja të luhet në kushte sa më të mira dhe optimale.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI