Flash

Batuta e pakëndshme e interistit La Russa: "Do isha bërë Ministër i Sportit vetëm për të shkuar kundër Juventus"

Lapsi.al 27 November 2023
Batuta e pakëndshme e interistit La Russa: "Do isha bërë

Juventus-Inter është një ndeshje që shkakton gjithmonë diskutime. Edhe kur ofron pak ose aspak në fushë, siç ndodhi në ndeshjen e mbrëmshme. Atëherë, për të ndezur atmosferën pas Derbit të Italisë, Presidenti i Senatit, Ignazio La Russa, thumboi bardhezinjtë me një battue të pakëndshme: “Doja të isha ministrër i Sportit vetëm për të shkuar kundër Juventus”. E më pas ai i rriti dozat e konfliktit: “Nuk kam qenë në Torino që kur na vodhën titullin kampion”.

LA RUSSA: "NUK DO FAVORIZOJA INTER, POR DO ISHA KUNDËR JUVENTUS"

Siç raportohet nga goal.com, Presidenti i Senatit foli gjatë Direzione Nord-Reflections on Leadership, organizuar nga Fondacioni Stelline i Milanos. Ai foli me shaka duke bërë një batutë për një detyrë të mundshme pune dhe besimin e tij në futboll: "Doja të bëja diçka ndryshe. Doja të isha ministër i Sportit, kështu që do të kisha pushuar dhe do të argëtohesha. Giorgia Meloni më tha jo dhe u bëra president i Senatit. Por nuk doja ta bëja për Interin, siç tha Giorgia, por për të shkuar kundër Juventus...”.

Lexo më tej: Dushet me defekt në “Allianz Stadium”: Inter kthehet në Milano pa u larë

Më pas diskutimi u kthye te ndeshja e djeshme, por edhe te një episod nga e kaluara: “Nuk kam qenë në Torino që kur na vodhën një kampionat, me penalltinë e mohuar ndaj Ronaldos, diçka që mund ta bënte vetëm Juventusi në atë kohë. Them që, sidomos në pjesën e dytë, i kam parë të dyja skuadrat të ishin shumë të frikësuara. Do të më pëlqente pak më shumë kurajo nga ana e dy skuadrave. A jam supersticioz? E shikoj ndeshjen me djalin tim Lorenzo, nëse jam me të, nuk ka gjasa që ne të humbasim…”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI