Flash

Nga 0-2 në 2-2: Kukësi i heq fitoren nga duart Skënderbeut dhe lë Vllazninë në zonën e rënies

Lapsi.al 28 November 2023
Nga 0-2 në 2-2: Kukësi i heq fitoren nga duart Skënderbeut dhe

Nuk del dot nga momenti i vështirë, por Nica koleksionon një pikë të cmuar në barazimin 2-2 me Skënderbeun. Rikuperim fantastik i Kukësit, që erdhi nga disavantazhi i dy golave për të dalë me një pikë nga fusha. Ndeshja e luajtur në Arenën e Demave në kryeqytet, për shkak të kushteve atmosferike në Kukës, ishte e vlefshme për javën e 14' të Superiores. Bardhekuqtë mbeten në Final Four, ndërsa Kukësi i la zonën e rënies Vllaznisë.

Pas triumfit me Teutën, vjen një ndalesë që ngjan si fitore e ikur nga duart, për mënyrën se si erdhi për Skënderbeun. Një ndeshje me dy fytyra, që në pjesën e parë pa protagonistë korçarët. Frenkly shënoi golin e avantazhit për të besuarit e Gvozdenovic, duke hapur ndeshjen në minutën e 13'. Kukësi e ndjeu goditjen dhe pësoi edhe golin e dytë 7 minuta nga fundi, kur Lika me një goditje dënimi nga distanca ndëshkoi Tafas.

Lexo më tej: Egnatia e para, parakalon Partizanin: Ndreca e Isgandarli fundosin Josën në Laç

Kontrolli i lojës së bardhekuqve u venit në pjesën e dytë, që pa rikthimin e verilindorëve. Skuadra e Nicës ndryshoi ritëm, duke treguar konfidencë në lojë. Zhongo në minutën e 55’ barazoi rezultatin, duke rifutur Kukësin në lojë. Nën presion, korçarët u hutuan dhe Da Mota barazoi rezultatin në minutën e 81’.

Dy goditje standarde që vendosën një barazim 2-2, që mban Kukësin në vendin e tetë, një pikë mbi Vllazninë. Një pikë lejon gjithashtu edhe Skënderbeun të mbajë vendin në Final Four me 18 pikë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI