Flash

Video/ Newcastle i tërbuar me penalltinë për PSG: gafë skandaloze, UEFA dënon arbitrin e VAR, Kwiatkowski

Lapsi.al 29 November 2023
Video/ Newcastle i tërbuar me penalltinë për PSG: gafë
Stuhi polemikash mbi arbitrin e VAR të PSG-Newcastle, që thirri Szymon Marciniak të rishikonte pamjet duke bërë që arbitri polak të akordonte penalltinë në minutën e 98'. Nga pika e bardhë, pastaj, Mbappè barazoi rezultatin, duke komplikuar kualifikimin e anlgezëve. Një rezultat që mund të jetë vendimtar për vendin e fundit që shkon në 1/8 nga grupi F. Milan dhe anglezët tani luajnë për kualifikimin, duke shpresuar për një “dhuratë” nga Dortmund. E arbitri i VAR, Tomasz Kwiatkowski, i cili u hoq nga i njëjti pozicion për ndeshjen mes Real Sociedad dhe Salzburgut, po paguan gjithashtu pasojat e dhënies së penalltisë së dyshimtë. Në ndeshjen e San Sebastianit, në fakt polaku nuk do të jetë protagonist në sallën e VAR. Vendin e tij e zuri gjermani Fritz, në një zgjedhje të minutës së fundit nga UEFA. Kwiatkowski, në fakt, ka paguar për polemikat e shumta pas dhënies së penalltisë për parisienët për prekjen me dorë në zonë të Livramento. Një faull i dyshimtë, i kompletuar me thirrjen në VAR të Marciniak, i cili megjithatë nuk u bind nga bashkëkombësi i tij. Një penallti që shumëkush e kritikoi, duke bërë zhurmë të madhe ndaj polakut. UEFA, duke e konsideruar gabimin e arbitrit Kwiatkowski si një gabim të qartë, zgjodhi largimin e tij. Një vendim që e bën edhe më të hidhur rezultatin për Newcastle. Në fakt, tekniku Howe u tërbua në fund të ndeshjes: "Nuk mund të them se çfarë mendoj realisht. Por prek gjoksin fillimisht dhe për këtë arsye nuk është penallti". https://www.youtube.com/watch?v=O897OSIrULg

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI