Flash

Video/ Futet Immobile e Lazio vë këmbën në 1/8: Muja me karton të kuq, Antwerp dorëzohet ndaj Shakhtar

Lapsi.al 28 November 2023
Video/ Futet Immobile e Lazio vë këmbën në 1/8: Muja me

Kanë përfunduar dy sfidat e para të mbrëmjes së Champions League me dy verdikte. Lazio mposhti 2-0 Celtic dhe është e kualifikuar, nëse fiton Atletico Madrid në grupin E. Shakhtar Donetsk kalon 1-0 Antwerp ku luan Muja, duke u ngjitur tashmë me 9 pikë në Grupin H.

GRUPI E

Lazio mposht Celtic 2-0 në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë të Grupit E të Champions dhe shijon arritjen e 1/8. Bardhekaltrit mbetën të zhytur në një ndeshje të bezdisshme dhe pa emocione për një kohë të gjatë. Por Ciro Immobile, i lënë fillimisht në stol, dha edhe një herë shkundjen. Sulmuesi hyri në lojë në minutën e 61' dhe brenda tre minutave shënoi dygolëshin vendimtar (82' dhe 85'). Djemtë e Rodgers mbeten të fundit dhe janë jashtë çdo gjëje. Skuadra e Sarrit pret tashmë rezultatin e Feyenoord-Atletico Madrid. Në rast fitoreje të Colchoneros, kualifikimi do të jetë aritmetik.

Lexo më tej: Sarri kërcënon me dorëheqje, Lotito pret që tekniku të ikë vullnetarisht: dëshira e fshehur, Scaloni

Një dygolësh nga Ciro Immobile në fund të një ndeshje që dukej se nuk kishte pikë kthese, i dha Lazios tre pikë ndaj Celtic. Sukses që mund të rezultoi i rëndësishëm për sa i përket kualifikimit. Por, për të patur një panoramë më të qartë të mundësive të kualifikimit të bardhekaltërve drejt fazës së 16 më të mirave të Champions, duhet pritur rezultati i Feyenoord. Hysaj - në pankinë gjatë gjithë ndeshjes - e të tjerat, duket të bëjnë tifo për suksesin në Rotterdam të Atletico Madridit. Ndërkohë, skuadra e Sarrit me firmën fisnike të kapitenit të saj, në fushë vetëm në minutën e 16' të pjesës së dytë, arriti një sukses të rëndë përballë skocezëve përpara 50 mijë vetëve në Olimpico.

GRUPI H

Shakhtar Donetsk ka marrë fitoren e rëndësishme, duke u ngjitur me 9 pikë e duke vënë nën presion Barcelonën e Porton. Një gol i Matviyenko në minutën e 12' vendosi një ndeshje të ekuilibruar, me belgët që nuk kishin asnjë pikë, por donin të bënin figurë të mirë. Në fund Arbnor Muja humbi mendjen në kohën shtesë kur në harkun e tre minutave mori dy kartonë të verdhë, duke shkuar në dushe para të tjerëve. Sulmuesi i kombëtares kuqezi sidoqoftë nuk ndikoi në humbjen e të tijve, që ishte vendosur që në minutën e 12'. Tani, portugezët që po sfidohen me blaugranat e Xavi, kanë vetëm një pikë më shumë dhe rrezikojnë në ndeshjen direkte me ukrainasit.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI