Flash

I ri dhe italian, ky është identikiti i trajnerit të ri të Milan: Pioli ka një listë zëvendësuesish

Lapsi.al 29 November 2023
I ri dhe italian, ky është identikiti i trajnerit të ri të

Sezoni i komprometuar që në fund të nëntorit, seria e pafund e dëmtimeve dhe marrëdhënia me senatorët që nuk duket më ajo që ishte dikur. Këto janë akuzat kryesore që tifozët e Milan i drejtojnë teknikut Stefano Pioli. Ai është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes pas disfatës ndaj Dortmund. Madje edhe në shoqëri, duke pasur parasysh tregun e rëndësishëm të transferimeve të verës, ka një lloj pakënaqësie. Skuadra po ecën shumë poshtë pritshmërive, këtë e di edhe vetë trajneri parmens. Nëse një lamtumirë në qershor pa fituar një trofe ishte shumë e mundshme, tani mund të merret e mirëqenë. Megjithatë, gjithmonë në verë, duke përjashtuar kthesat e bujshme.

TË PREFERUARIT E PAMUNDUR

Gjuetia për pasardhësin e teknikut Stefano Pioli, që ka humbur 15 ndeshje në vitin 2023, ka nisur. Ëndrra është padyshim Antonio Conte, tani pa skuadër. Ish-tekniku i Inter, i kërkuar edhe nga Napoli, do të startojë sërish në qershor në një pankinë italiane. Vetë trajneri nuk e ka mbyllur një rikthim te Juventus e për të mund të ndërhyjë edhe Roma që do t'i thotë lamtumirë portugezit Josè Mourinho. Është e vështirë, pothuajse e pamundur, ta shohësh atë te Milan. Paga është vendimtare, por edhe lloji i trajnerit të kërkuar nga pronarët kuqezi. Italian, i ri, që kërkon të bëjë emër dhe jo shumë i shtrenjtë ekonomikisht. Roberto De Zerbi mund të ishte një ide, por ish-tekniku i Sassuolos po fluturon në pista të tjera. Ai është përafruar me Real Madrid, preferon të qëndrojë në Premier League dhe mbi të gjitha duhet paguar një klauzolë prej 15 milionë euro për ta liruar nga Brighton.

Lexo më tej: Video/ Milan, gati lamtumirë nga Champions: Dortmund bën tris në San Siro, PSG shpëton 'lëkurën' në të 98'

TRAJNERËT E MUNDSHËM

Prandaj fokusi zhvendoset diku tjetër. Thiago Motta, që po bën shumë mirë te Bologna, është një emër shumë i besueshëm. Nuk duhet harruar Raffaele Palladino. I promovuar te Monza nga Berlusconi, 39 vjecari u dallua për filozofinë e tij të lojës dhe aftësinë e tij për të ofruar një identikit të qartë për bardhekuqtë në një kohë të shkurtër. Vincenzo Italiano, finalist në Kupën e Italisë dhe Conference League sezonin e kaluar me Fiorentinën është i gatshëm. Protagonist në Ligue 1, Francesco Farioli po befason me Nice, i dyti pas PSG. Pragmatik por edhe modern, Farioli është edhe në shënjestër të Napolit.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI