Flash

Real Madrid ndryshon mendje për Carlo Ancelotti: Perez mendohet, Brazili më larg

Lapsi.al 29 November 2023
Real Madrid ndryshon mendje për Carlo Ancelotti: Perez mendohet, Brazili

“Nuk flas për të ardhmen time”, tha Carlo Ancelotti në konferencën për shtyp para Real Madrid-Napoli. Gazetarëve, pastaj, që përpiqen ta kapin në befasi, ai u përgjigjet "Unë do t'ju jap mundësinë të bëni një pyetje tjetër". Ancelotti trajneri i ardhshëm i Brazilit apo sërish trajner i Real Madrid? Një pyetje që përgjigjen e ka të vështirë. Fiorentino Perez ka vendosur gjithmonë personalisht për zgjedhjen e trajnerit dhe do të donte një fytyrë të re. Megjithatë, që nga ky vit, Presidenti Perez ka dëgjuar me shumë kujdes idetë dhe sugjerimet e tre njerëzve të rëndësishëm në stafin drejtues: Calafat, Sanchez dhe Solari.

Ideja e presidentit Perez, për momentin, është ajo e një trajneri të ri për sezonin e ardhshëm: Xabi Alonso dhe Zidane janë preferencat e tij. Raul vetëm në rast nevoje ekstreme. De Zerbi është sugjeruar por nuk është pjesë e planeve të Presidentit Perez.

TRIADA QË SPONSORIZON ITALIANIN ANCELOTTI

Megjithatë, këtë vit presidenti Perez ka dëgjuar me vëmendje sugjerimet e treshes drejtuese. Calafat, Sanchez dhe Solari po bëjnë presion për rinovimin me teknikun Ancelotti. Për ta italiani është trajneri ideal për këtë klub, me këtë skuadër, me këtë projekt teknik. E për merkaton e ardhshme të transferimeve, duhet bërë vetëm një blerje e madhe: Mbappè.

Ancelotti në këtë pikë është në pritje, si ka thënë vetë, deri në momentin e fundit. Federata braziliane e dëshiron për pankinën e 5 herë kampionëve të botës. Por shanset për rinovimin e Ancelotti edhe për dy vite me Los Blancos po rriten. Treshja drejtuese po shtyn presidentin Perez, për rinovimin me teknikun sa më shpejt të jetë e mundur. Arritja në momentin më të rëndësishëm të sezonit në pranverë me një trajner të cilit i skadon kontrata mund të jetë kundërproduktive.

Lexo më tej: Video/ Edhe luan për Real Madrid... Joselu, gafa e bujshme me portën bosh kundër Cadiz

Presidenti Perez ndërkohë vëzhgon, dëgjon, ka preferencat e tij, por merr kohën e pret të shohë se si do të evoluojë sezoni. Fitorja është një detyrim për Real Madrid. E në këtë pikë, të shohësh Carlo Ancelotti sërish në pankinën e Blancos, në vend të asaj të Brazilit, është një mundësi konkrete.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI