Flash

Video/ Lukaku nuk mjafton, Roma ngec ndaj Servette por kualifikohet: poker i Liverpool, 7 gola në Marsejë

Lapsi.al 30 November 2023
Video/ Lukaku nuk mjafton, Roma ngec ndaj Servette por kualifikohet: poker i

Mbrëmja e Europa League ka prodhuar futboll të madh, me spektakël, përmbysje e rikuperime. Roma nuk shkon më shumë se barazimi me Servette. Lukaku shënoi avantazhin, Bedia barazimin, që kualifikon verdhekuqtë, por bën mirazh vendin e parë. Liverpool bën poker në Anfield, po diskutuar asgjë në grupin e tyre, ndërsa ndeshja më spektakolare u luajt në Marsejë, ku vendasit mposhtën 4-3 Ajax.

Lexo më tej: Video/ Gjimshiti ndalon Sportingun, Atalanta e para: goleada e surpriza në Europa League

GRUPI B

Marseille rimerr kreun e grupit, me një fitore të vuajtur, por spektakolare 4-3 ndaj Ajax. Holandezët, të fundit me dy pikë, barazuar tre herë rezultatin, por u detyruan të dorëzohen me 10 lojtarë, në penalltinë e dytë të Aubameyang, autor i tre golave. Sulmuesi zhbllokoi ndeshjen në të 9', Brobbey barazoi një minutë më pas. Sulmuesi iu përgjigj njësoj edhe golit të Mbemba (26'), duke barazuar pas katër minutash. Aubameyang dyfishoi shifrat me rifillimin e lojës (48'), por Ajax me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Berghuis barazoi sërish me Akpom 11 minuta nga fundi. Në shtesë pastaj, penalltia e dytë i dha mundësinë Aubameyang të shënonte pokerin për Marseille e të merrte topin në shtëpi.

GRUPI C

Gjithçka e hapur në këtë grup, ku Rangers kthehet i dyti, pas barazimit 1-1 në shtëpi me Aris. Skocezët kalojnë tashmë Sparta Pragë me një pikë dhe vendosen një pas Betis. Babicka kaloi skuadrën e Limasol në avantazh në minutën e 28', por McCausland barazoi sa nisi pjesa e dytë.

GRUPI E

Liverpool mposhti me poker LASK të vendit të fundit dhe ruan kreun me 12 pikë, duke u kualifikuar si vendi i parë. Anglezët mbajnë pas katër pikë Toulouse, që në ndeshjen e fundit nuk mund t'i arrijë të besuarit e Klopp. Francezët nuk shkuan më shumë se 0-0 me Union St.Gilloise, duke hequr dorë nga vendi i parë. Në Anfield nuk pati praktikisht ndeshje, ndërkohë, me Diaz, dygoëshin e Gakpo dhe penalltinë e Salah, që nuk i lanë asnjë shans miqve.

GRUPI G

Në raundin e pestë të grupit G të Europa League, Roma barazoi 1-1 ndaj Servette, duke u kualifikuar në fazën me eliminim direkt. Barazimi megjithatë largon vendin e parë, duke parë fitoren e Slavia Pragës ndaj Sheriff. Verdhekuqtë duhet të mundin moldavët tashmë në raundin e fundit dhe të shpresojnë që çekët të humbasin përballë zviceranëve. Në Gjenevë, Lukaku zhbllokoi ndeshjen me një goditje të bukur me të majtën (21'). Vendasit reaguan dhe gjetën golin e barazimit në fillim të pjesës së dytë (50') me Bedia. Dybala humbi disa mundësi të qarta dhe rezultati nuk ndryshon më, duke lënë të pakënaqur teknikun Mourinho.

Europa League Group B

Marseille 4-3 Ajax

Europa League Group C

Rangers 1-1 Aris Limassol

Europa League Group E

Liverpool 4-0 LASK

Toulouse 0-0 Union St.Gilloise

Europa League Group F

Maccabi Haifa 0-3 Rennes

Villarreal 3-2 Panathinaikos

Europa League Group G

FC Sheriff 2-3 Slavia Prague

Servette 1-1 Roma

Europa League Group H

BK Haecken 0-2 Bayer Leverkusen

Molde 2-2 Qarabag FK

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI