Flash

“Po sikur të shkojmë në çerekfinale”?: Sylvinho “zyrtarizon” rinovimin në intervistën për FIFA-n

Lapsi.al 2 December 2023
“Po sikur të shkojmë në çerekfinale”?:

Kontrata i mbaron pas Gjermani 2024, por dëshira është të qendrojë. Sigurisht ka kohë për tu ulur në tryezën e bisedimeve me presidentin e FSHF-së Armand Duka, por Sylvinho e ka ndarë mendjen. Rinovimi me kuqezinjtë është gjithnjë e më pranë dhe braziliani pothuaj e ka thënë hapur në një intervistë për FIFA-n. Interesimi për arritjen e madhe të Shqipërisë vazhdon të jetë prezent dhe Sylvinho është gati të flaës mbi edicionin fantastik që zhvilloi ekipi i tij në kualifikueset e “EURO 2024”.

DEKLARATA E FSHEHUR E RINOVIMIT

Kuqezinjtë arritën në finalet e “Gjermani 2024” si vendi i parë në Grupin E dhe tekniku brazilian ka folur për objektivat e së ardhmes: “Objektivi kryesor afat-gjatë, pas gjashtë muajsh, është që të zhvillojmë një turne të denjë. Objektivi i dytë është ta çojmë përpara planin tonë, ta kthejmë në traditë Europianin dhe të kualifikohemi në Kupën e Botës, diçka që Shqipëria nuk e ka arritur kurrë. Imagjinoni sikur të kemi një Europian të shkëlqyer vitin e ardhshëm dhe të arrijmë në çerekfinale. Do të ishte e mahnitshme, por nuk do të thoshte shumë nëse nuk do ta ndiqnim këtë sukses dhe nuk do të vazhdonim zhvillimin tonë".

Një ëndërr që, në fakt, tregon edhe dëshirën e rinovimit të teknikut brazilian: “Ëndrra është aty, nuk ka dyshim për të. Kjo varet vetëm nga mbështetja që marrim për punën që bëjmë, nga vendi, Federata, stafi teknik dhe grupi i madh i lojtarëve që po monitorojmë. Të gjitha së bashku rrisin shanset që Shqipëria një ditë të luajë rregullisht në Botëror dhe në Europian”.

SISTEMI DIFENSIV DHE MODELI PËR TU NDJEKUR

Statistikat e lejojnë teknikun Sylvinho të shkojë larg me mendime, sidomos ajo në aspektin difensiv. Dikur pika delikate e kuqezinjve, tani prapavija është kthyer në pikë force, duke qenë një nga mbrojtjet më të mira në kualifikuese: “Gjithçka ka të bëjë me angazhimin në stërvitje. Ka më shumë se 10 vjet që skuadrat po mbrohen me 10 lojtarë. Mbrojtja më e mirë është vetë sistemi. Mund të kesh tre qendërmbrojtës fantastikë dhe portierin më të mirë në botë, por nëse nuk ke përkushtim në punë, atëherë do të pësosh gola. Askush nuk mbrohet me katër ose pesë kundër pesë ose gjashtë. Sulmuesit janë më të shpejtë, më kreativë dhe më inteligjentë në zonën e sulmit. Gjithçka ka të bëjë me përkushtimin në punë”.

Lexo më tej“Do jemi të tre edhe në 2026-ën”: Duka lë takimin e kombëtares me Botërorin

Maroku si shembull për Shqipërinë: “Natyrisht, ne nuk do të ‘çmendemi’ duke studiuar se çfarë bëjnë Anglia, Spanja, Franca, Gjermania apo Portugalia, sepse ata gjithmonë janë pretendentë. Ne po shikojmë skuadrat që mund t’i imitojmë dhe, po, ka shumë kuptim, Maroku është një pikë referimi për ne”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI