Flash

Video/ Audio porno në transmetim direkt gjatë shortit të Euro 2024: turpërohet UEFA

Lapsi.al 2 December 2023
Video/ Audio porno në transmetim direkt gjatë shortit të Euro
E bujshme ajo që ndodhi gjatë shorteit të grupeve të Kampionatit Evropian, të planifikuar për në Gjermani verën e ardhshme. Ndërsa David Silva, një nga dhjetë ish-yjet e futbollit, i ftuar në ceremoninë në Hamburg, nxori goglën që e dërgoi Zvicrën në grupin e nënkampioneve në fuqi të Anglisë, një ngjarje e papritur krijoi një siklet të madh në sallë. Një audio me efekte të çuditshme dëgjohej në sallë ndërsa personalitetet e ftuar prisnin me solemnitet pozicionimin e skuadrave në short. [video width="888" height="488" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/12/Euro-2024-nellimbarazzo_-sorteggi-disturbati-da-un-audio…-porno.mp4"][/video] Lexo më tej: “Forca Shqipëri. Je skuadra më e bukur në botë”: Duka reagon për shortin e sinjalizon rivalët

AUDIO PORNO GJATË SHORTIT TË EURO2024

Papritur, në sfond, u dëgjua një audio që në të gjitha efektet duket se është ajo e një filmi pornografik. Vetë David Silva, gati për të shpërthyer së qeshuri, arriti të mbulonte fytyrën në kohë, ndërsa tregonte biletën e dalë nga vazo. Brian Laudrup, megjithatë, nuk ishte aq i gatshëm, i kapur duke buzëqeshur nga kamerat. Siklet i madh edhe për sekretarin e përgjithshëm të UEFA-s, Giorgio Machetti. Ai fillimisht shprehu shqetësimin e tij duke thënë "Këtu ka një zhurmë të çuditshme". Më pas, pasi audio u mbyll, me lehtësim të madh shtoi: "E tani është ndalur".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI