Flash

Korea e Jugut skandalizohet nga një 'sextape': sulmuesi Hwang Ui-Jo nën akuzë nga e fejuara: "Nuk e dija"

Lapsi.al 3 December 2023
Korea e Jugut skandalizohet nga një 'sextape': sulmuesi Hwang

Në Korenë e Jugut, futbolli është tronditur nga një skandal seksual që përfshin sulmuesin e kombëtares Hwang Ui-Jo. Futbollisti luan për klubin anglez Norwich City, por akuzat e rënda kanë mbërritur nga e dashura e tij Hyomin.

Akuzat ndaj Hwang Ui-Jo janë të rënda. Sextape i xhiruar nga lojtari, i cili në momentin e videos ishte i fejuar me këngëtaren Hyomin, një personazh i famshëm në muzikën K-Pop në atdhe, po bën xhiron në Korenë e Jugut. Në video lojtari shihet duke kryer marrëdhënie seksuale me vajzën, por mesa duket ajo nuk ka qenë në dijeni që ka një kamera të ndezur duke filmuar performancat e tyre intime.

Lexo më tej: Nga festa e titullit në ushtri: Kim e pëson si Son, thirret në Korenë e Jugut për shërbimin ushtarak

Kjo është arsyeja pse Hyomin paraqiti një denoncim. Lajmi ka tronditur edhe kombëtaren koreano-jugore, që ka vendosur të pezullojë sulmuesin e Norwich deri në zbardhjen e situatës. Videoja daton para marsit 2023 kur çifti vendosi të ndahej. Futbollisti mbrohet duke deklaruar se vajza kishte dhënë pëlqimin për filmimin e sextape. Avokatët e Hwang Ui-Jo flasin për shantazhe dhe kërkesa financiare. Një çështje vërtet intriguese, sidomos për faktin që video u shfaq pas ndarjes së tyre.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI