Flash

"Juventus hoqi dorë nga oferta e madhe për Gatti": prapaskena e bujshme si Allegri e ndaloi të ikte

Lapsi.al 3 December 2023
"Juventus hoqi dorë nga oferta e madhe për Gatti":

Autogoli në ndeshjen me Sassuolo ishte momenti më i ulët i sezonit dhe ndoshta edhe i karrierës së Federico Gatti. Tifozët bënin thirrje për largimin e tij, të menjëhershëm madje. Megjithatë, që prej atij 23 shtatori, performanca e qendërmbrojtësit nga Rivoli ka qenë në rritje. E goli i tij kundër Monzës në minutën e 94' e ka rikthyer atë në vëmendje si një nga mbrojtësit më të mirë në kampionatin italian. E të mendosh se verën e kaluar ai mund të ishte larguar nga Juventus...

JUVENTUS MORI NJË OFERTË BEFASUESE PËR GATTI

Lajmin e ka zbuluar Tuttosport që shpjegoi se si verën e kaluar Nottingham Forrest trokiti në derën e klubit bardhezi me një ofertë të lartë prej 25 milionë euro. Mbrojtësi kishte menduar të pranonte dhe ato para do t'i kishin qenë të dobishme Zonjës së Vjetër e cila me drejtuesit e rinj ka ndërmarrë një rishikim të shpenzimeve. I vetmi që e kundërshtoi ishte Max Allegri, një sponsorizues i madh i Gatti. Tekniku për ta bindur i tha: "Po ku ke ndërmend të shkosh? Këtë vit do të jesh protagonist!".

Lexo më tej: Allegri i tërbuar me mbrojtësin Gatti: "Pësuam gol si pula, por rëndësi ka që nuk humbëm"

Trajneri toskan nuk gënjeu dhe gjatë gjithë kampionatit u fokusua gjithmonë tek Gatti, i bindur për cilësitë e tij. Edhe pas autogolit ndaj Sassuolos, Allegri punoi me mendjen e lojtarit, duke e inkurajuar: “Jepi Federico je i fortë, dil në fushë i qetë”, ishin fjalët e tij para ndeshjes kundër Lecce. E Gatti po e shlyen besimin e trajnerit me paraqitje të shkëlqyera që po e ndihmojnë skuadrën të qëndrojë në krye të kampionatit në këtë rivalitet magjepsës me Inter.

Skuadra e Max Allegri mposhti në minutën e fundit 2-1 Monzën. Bardhezinjtë kaluan për momentin Inter për të marrë vendin e parë me 33 pikë. Në stadiumin U-Power në pjesën e parë, Di Gregorio ndali penalltinë e Vlahovic (11'). Menjëherë më pas Rabiot (12') zhbllokoi ndeshjen me një goditje me kokë. Në pjesën e dytë gjithçka ndodhi në kohën shtesë. Valentin Carboni barazoi rezultatin në minutën e 92' me një goditje kros që përfundoi në rrjetë. Ekstazën e vendasve e mbyti goli i mbrojtësit Gatti, në asistin e Rabiot që vendosi ndeshjen në minutën e 94'.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI