Flash

Video/ Çmenduri e Donnarumma, PSG me 10 lojtarë nga minuta e 9' mposht 0-2 Le Havre

Lapsi.al 3 December 2023
Video/ Çmenduri e Donnarumma, PSG me 10 lojtarë nga minuta e 9'
Ndeshja e Gianluigi Donnarumma kundër Le Havre në Ligue 1 zgjati vetëm 9 minuta. Portieri italian prej kohësh nën kritikat e tifozëve ishte protagonist i një ndërhyrje vrastare ndaj sulmuesit kundërshtar Casimir. Gabim në kohën e daljes nga Gigio, me numrin 23 të Le Havre, që i parapriu duke marrë një goditje me taka mes gjoksit dhe fytyrës. Përjashtimi ishte i menjëhershëm dhe Barcola u detyrua të largohej nga fusha për të aktivizuar portierin Arnau Tenas. Për Donnarumma, që vjen nga gafa e dyfishtë mes kampionatit kundër Monakos dhe Champions League kundër Neëcastle, është një tjetër moment i keq në përvojën pariziene. Lexo më tejVideo/ Donnarumma, gafë e tmerrshme në golin e Newcastle: portieri dy gabime në 5 ditë, në Paris nuk e duan Inferioriteti numerik nuk e ka penguar skuadrën e Luis Enrique të marrë një fitore emocionuese në javën e katërmbëdhjetë të Ligue 1. PSG fitoi 2-0 kundër Le Havre, pavarësisht përjashtimit të portierit Donnarumma në minutën e 9'. Ish-lojtari i Milan e la ekipin e tij me dhjetë lojtarë pothuajse gjatë gjithë ndeshjes. Por parisienët u shpëtuan nga Mbappé, i cili shënoi në minutën e 23' dhe Vitinha, që mbylli ndeshjen në të 89'. Luis Enrique ngjitet në +4 nga vendi i dytë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI