Flash

Video/ Fati i keq e ndjek nga pas, Broja luan 9 minuta, por del nga fusha i gjakosur: Chelsea fiton me 10 lojtarë

Lapsi.al 3 December 2023
Video/ Fati i keq e ndjek nga pas, Broja luan 9 minuta, por del nga fusha i

Fitore e madhe e Chelsea, që kaloi Brighton në javën e 14 të Premier League. Londinezët luajtën me 10 lojtarë në pjesën e dytë dhe rrezikuan rikthimin e kundërshtarëve. Broja u aktivizua nga Pochettino në minutën e 81', por fati i keq vazhdon ta ndjekë, duke dalë nga fusha i gjakosur. Fitore e vuajtur edhe për Liverpool, që mposhti 4-3 Fulham. Barazim 2-2 mes Bournemouth e Aston Villa. Nuk arrin të fitojë në shtëpi edhe West Ham, i ndalur 1-1 nga Crystal Palace. Golit të shpejtë të Kudus (13') iu përgjigj Edouard (53').

Chelsea u rikthye te fitorja, edhe pse e vuajti shumë sfidën e fituar me Brighton. Në avantazh të dy golave të Fernandez e Colwill, Blues rrezikuan të conin gjithcka dëm në fundin e pjesës së parë. Buonanotte ngushtoi diferencën në të 43' e dy minuta më pas Callagher mori kartonin e dytë të verdhë duke lënë Chelsea me 10 lojtarë. Penalltia e Fernandez (65') sistemoi gjërat, që u kthyen të rrezikuara pas golit të Joao Pedro në shtesë.

Lexo më tej: Video/ Broja futet në shtesë e fiton penalltinë e barazimit: tetë gola e spektakël mes Chelsea e City

Broja u aktivizuar në minutën e 81' duke marrë vendin e Mudryk. Sulmuesi i kombëtares që po rigjen minuta të rëndësishme, pas dëmtimit të gjatë, që e mbajti jashtë për tetë muaj dhe pastaj një tjetër shqetësimi muskular që e bëri të humbiste ndeshjet e fundit eliminatore të kuqezinjve, u dëmtua sërisht por këtë herë pa pasoja. Broja në një kontrast loje u gjakos nga hunda. Shkodrani nuk pranonte të dilte nga fusha, për të mos e lënë Chelsea me 9 lojtarë në fushë. Mjekimi, sidoqoftë, ishte i pamshmangshëm.

Premier League England

Bournemouth 2-2 Aston Villa

Chelsea 3-2 Brighton

Liverpool 4-3 Fulham

West Ham United 1-1 Crystal Palace

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI