Flash

Video/ Masat e presidentit bëjnë punë, Guendouzi mposht Genoan: Lazio në çerekfinale, gati për derbin

Lapsi.al 5 December 2023
Video/ Masat e presidentit bëjnë punë, Guendouzi mposht Genoan:
Lazio kalon në raundin e 1/8 e Kupës së Italisë 2023/24 dhe pret fituesin e Roma-Cremonese në çerekfinale. Përfundoi 1-0 ndaj Genoa me golin e Guendouzi pas 5' minutash, që vendosi ndeshjen. Mesfushori shfrytëzoi asistin e Pellegrinit nga e majta për të vulosur kualifikimin. Lajmi i keq për bardhekaltrit është dëmtimi e Isaksen dhe Patric, të dy jashtë për shkak të problemeve muskulore, që duhen vlerësuar. Përpjekje minimale, rezultat maksimal. Lazio iu desh vetëm një gol pas 5 minutash lojë të shënuar nga Guendouzi për të mposhtur Genoan. Bardhekaltrit arrijnë kështu në çerekfinale, ku pritet fituesi mes Romës dhe Cremonese. Nuk ishte një ndeshje e madhe, por Lazio praktikisht nuk vuajti pothuaj asnjëherë. Në fakt, ata u afruan disa herë për të dyfishuar epërsinë, rasti i fundit madje sensacional. Basic, 10' minuta nga fundi, i vetëm përballë portierit, nuk arriti ta kalonte. Shqetësimi i vetëm për teknikun Sarri janë dëmtimet e Isaksen, që doli nga fusha pas gjysmë ore lojë i zëvendësuar nga Felipe Anderson dhe Patric.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI