Flash

Maignan fut në telashe Milan, kërkon super pagë: Bayern qendron në pritje

Lapsi.al 6 December 2023
Maignan fut në telashe Milan, kërkon super pagë: Bayern qendron

“Nuk është koha e duhur për të folur për rinovimin”, tha Mike Maignan, numri një i padiskutueshëm i Milan, një muaj më parë. Megjithatë, diçka duket se ka ndryshuar. Ka pasur kontakte fillestare mes dy palëve: dëshira e përbashkët është të ecet përpara, por nuk mungojnë pengesat. Po, sepse ish-portieri i Lille, mbi të cilin u vërsul Bayern Munich, ka kërkuar një rrogë super: 8 milionë euro. Me llogari të bëra, praktikisht është gati trefishi i pagës aktuale prej 2.8 milionë. Ndoshta shumë për arkat e kuqezinjve.

Maignan është një nga portierët më të mirë në botë: këtë e thonë faktet. Megjithëse tifozët kuqezi nuk i kanë fshirë nga kujtesa gabimet e bëra gjatë ndeshjes së humbur në San Siro kundër Borussia Dortmund. Drejtuesit kuqezinj synojnë ta mbajnë francezin për një kohë të gjatë, edhe pse është e pamundur të përkufizohet si i patransferueshëm. Përballë ofertave nga jashtë, siç ndodhi për Tonalin verën e kaluar, Furlani do të detyrohej të ulej në tavolinë. Sigurisht që çmimi që Milani kërkon për 28-vjeçarin nuk është më pak se 100 milionë euro. Nën këtë shifër as që do të flitej: ky ishte në fakt mesazhi i dërguar te Chelsea verën e kaluar.

Lexo më tej: Bëri ndërhyrjen vrastare, habit Gjykatësi Sportiv: Maignan skualifikohet vetëm një ndeshje

Sidoqoftë, në qershor 2024, Bayern Munich mund të rikthehet në pozicion sulmues. Bavarezët e kanë përfshirë Maignan në listën e blerjeve të mundshme për pas-Neuer. Sigurimi i tij me një rinovim do të ishte ideale (ai aktualisht është i lidhur me kuqezinjtë deri në vitin 2028). Problem janë 8 milionë eurot e kërkuara nga stafi i portierit sipas Corriere della Sera. Një kërkesë e rëndësishme, edhe më e lartë se 7 milionë euro neto e garantuar për Rafa Leao, aktualisht më i paguari në skuadër.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI