Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Prapaskena e zbuluar, Pirlo tregon çfarë nuk funksionoi: "Në 2006 kisha firmosur me Real Madrid"

Lapsi.al 6 December 2023
Prapaskena e zbuluar, Pirlo tregon çfarë nuk funksionoi:

Andrea Pirlo është një legjendë e futbollit italian. Pasi u rrit në Brescia dhe u ngrit në nivel me Inter e Reggina, "Maestro" fitoi gjithçka me Milan dhe mori kënaqësi edhe me Juventus përpara se të përfundonte në MLS. Kuqezinjtë ngjyrosën pjesën më të suksesshme të karrierës së tij, por në ato vite Pirlo ishte dëshira e trajnerëve në të gjithë Evropën. “Pas Calciopoli ne sapo kishim fituar Kupën e Botës dhe nuk e dinim se si do të rifillonte futbolli italian. Unë kisha nënshkruar tashmë kontratën me Real Madrid, por më pas Milani qendroi në Serie A dhe luajti në Champions e kështu vazhdova me kuqezinjtë".

Disa vite më vonë, klubi tjetër i madh spanjoll, Barcelona, gjithashtu u përpoq ta sillte regjistin në La Liga: "Pas trofeut Gamper, Guardiola donte të më takonte në dhomën e tij të zhveshjes për të më bindur që t'i bashkohesha blaugranave. Po flitej, ndërkohë, edhe për kalimin e Ibrës te Milan dhe në fund u realizua. Qendrova edhe unë”, komentoi Pirlo në Radio TV Serie A.

Aventura te Milan solli trofe dhe një zhgënjim për lamtumirën e fundit: "Me Milan fitova gjithçka edhe pse trofeu më i rëndësishëm ishte Champions i parë. Pas Stambollit kam menduar edhe të heq dorë nga futbolli, por në ato vite unë pata fatin të përjetoj momente të mrekullueshme edhe falë një grupi fantastik bashkëlojtarësh dhe teknikut Ancelotti. Është e trishtueshme mënyra se si përfundoi, por në atë kohë te Milan, mbi të 30-at, kishte vetëm kontrata njëvjeçare dhe ndjeva se mund të jepja ende shumë".

SHKËLQIMI I FUNDIT SI BARDHEZI

Aty doli mundësia Juventus, me të cilët luajti kampionate të tjera si protagonist: "Kjo ishte hakmarrja ime sepse doja të tregoja se isha ende një lojtar i fortë. Kam fituar 4 kampionate dhe luajta përsëri në një finale të Champions League. Me Conte kaluam mirë, ai i pari më bëri të filloj të analizoj situatat në fushë. E prej aty pothuajse fillova të mendoj si trajner. E marr shembullin tim nga ai, në mënyrën se si ai menaxhon stërvitjen dhe djemtë".

Lexo më tej10 vjet larg Inter, Moratti rrëfehet: “Pirlo keqardhja më e madhe”

Karriera e tij si trajner filloi në pankinën e Juventus me dy trofe në një sezon. Tani Pirlo është te Sampdoria: "Të trajnosh bardhezinjtë ishte një përvojë e madhe, ishte një grup i ri dhe fillimi i një rrugëtimi. Nuk jam penduar. Të stërvitësh dikë si Cristiano Ronaldo të bën të kuptosh se si të bëhesh numri 1 në botë, një profesionist në çdo drejtim. Tani te Samp kemi filluar një punë të gjatë, shpresoj të arrijmë objektivat tona".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI