Flash

Puja kualifikon Bylis me penallti, Vora eliminohet mes polemikave: ja rezultatet në Kupës e Shqipërisë

Lapsi.al 6 December 2023
Puja kualifikon Bylis me penallti, Vora eliminohet mes polemikave: ja rezultatet

16 skuadra zbritën në fushë për 1/16 e Kupës së Shqipërisë, që kanë nxjerrë tetë emrat që shkojnë në raundin tjetër. Fitore të thjeshta për Skënderbeu, që bën poker ndaj Turbinës e Lushnjes që nxjerr jashtë Tomorin me tris. Ndeshja më e luftuar u luajë në Ballsh, ku Bylis u kualifikua vetëm me penallti ndaj Vorës.

Një ndeshje që, në fakt, nuk kaloi pa momente tensioni, kartona të kuq e polemika. Bylis arriti të mposhtë Vorën me penallti, pas barazimit 2-2 në kohën e rregullt. Sfida u zhbllokua në minutën e 51′ nga Qardaku nga pika e bardhë e penalltisë. Më pas në të 62′ Ruçi riktheu baraspeshën dhe në të 68′ Xheferson përmbysi sfidën. E megjithatë nuk kishte mbaruar ende, sepse Vrapi shënoi në minutën e 89' barazimin që coi gjithçka te penalltitë. Puja ishte protagonist, duke i dhënë kualifikimin Bylis, ndërsa Xheferson, Trumci dhe Abazaj vulosën suksesin.

Për penalltitë pati nevojë edhe Korabi. Dibranët arritën të kualifikohen përballë Besës falë serisë së pagabueshme të Tanushit, Xhafës, Bucit, Paplekajt dhe Lalës.

Fitore e lehtë për Skënderbeun, që mposhtu 4-0 Turbinën. Tris ndërkohë bën Lushnja, përballë Tomorrit, ndërsa Dinamo u mjaftua me dy gola kundër Orikut për të avancuar më tej. Apolonia kaloi falë suksesit të vuajtur 2-1 me Luzin. Elbasani mundi me vështirësi Kastriotin në Fushë-Krujë me rezultatin 2-3, ndërsa Flamurtari triumfoi në shtëpi përballë Burrelit 2-0.

REZULTATET

BYLISI-VORA 2-2

Ruçi 62′, Kibe 68′ / Qardaku (P) 51′, Vrapi 89′

KORABI-BESA 2-2

Boçka 18′, Geci 28′ / Deliu (P) 37′, Balla 72′

KASTRIOTI-AF ELBASANI 2-3 (në Fushë-Krujë)

Çela (P) 36′, Marinaj (P) 56′ / Klement 23′, 53′, Hoshaj 33′

SKËNDERBEU-TURBINA 4-0

Juri (P) 8′, 26′, Muharem 24′, Moses 44′

DINAMO CITY-ORIKU 2-0 (në Arbanë)

Gudiabi 15′, Andoni 53′

FLAMURTARI-BURRELI 2-0

Zogaj 6′, Mrdja 24′

TOMORI-LUSHNJA 0-3

Ismailaj (P) 9′, Ajinde 85′, Tabaku 90+1′

APOLONIA-LUZI 2008 2-1

Kalise Dor 4′, 9′ / Pjetri 43′

NË LOJË EDHE 8 SKUADRAT E SUPERIORES: JA ÇIFTET NË 1/8

Tetë skuadrave të kualifikuara në Kupën e Shqipërisë do t’u bashkohen 8 ekipet e Superiores në raundin e 1/8. Sipas skemës së paracaktuar që në fillimin e edicionit, Partizani do të ndeshet me Apoloninë, kurse Tirana do të vihet përballë Korabit në turin tjetër. Fituesit në fuqi të Egnatias do të nisin mbrojtjen e trofeut përballë Lushnjës, ndërsa Kukësi luan me Elbasanin me pretendime. Një sfidë mjaft interesante është edhe ajo mes Erzenit dhe Bylisit. Në Loro Boriçi, Vllaznia do të presë Flamurtarin, ndërsa Laçi do të presë Dinamon. Në Niko Dovana, interesante do të jetë sfida mes Teutës e Skënderbeun.

Lexo më tej: Partizani-Teuta sposton kampionatin me një ditë: këto janë datat dhe oraret e sfidave të javës së 16-të

TURI I TRETË

Partizani-Apolonia

Tirana-Korabi

Egnatia-Lushnja

Vllaznia-Flamurtari

Laçi-Dinamo

Teuta-Skënderbeu

Kukësi-Elbasani

Erzeni-Bylis

Edhe në turin e tretë të turneut, fituesi do të përcaktohet nga vetëm një ndeshje direkte. Ndeshjet e këtij turi do të luhen më datë 24 janar 2024.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI