Flash

Video/ Aubameyang jep spektakël me një gol e dy asist: Marseille thyen 3-0 Lyon

Lapsi.al 6 December 2023
Video/ Aubameyang jep spektakël me një gol e dy asist: Marseille thyen

Rikuperimi i ndeshjes së shtyrë për javën e dhjetë të Ligue 1 mes Olympique Marseille dhe Lyon përfundoi me një fitore të pastër të vendasve 3-0. E vendosi Aubameyang, i cili në pjesën e parë shërbeu dy asist në harkun kohor prej katër minutash. Sulmuesi fillimisht pasoi për Vitinha në minutën e 21' dhe më pas te Murillo në minutën e 25'. Pastaj, në minutën e 55' shënoi golin e 3-0, që është edhe i dhjeti sezonal. Marseille ngjitet në 20 pikë në renditje (-2 nga zona evropiane) dhe i lë miqtë të fundit me shtatë pikë.

E VENDOSI AUBAMEYANG

Rino Gattuso kërkonte një fitore thelbësore për t'iu afruar zonës evropiane. Lyon, nga ana tjetër, kërkonte pikë themelore përsa i përket mbijetesës, duke u mbështetur te Cherkin e Lacazette. Rasti i parë ishte i Veretout, që goditi lart në fillim të takimit. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 21', kur Vitinha u shërbye në zonë nga Aubameyang dhe nuk gaboi me të majtën. Presioni nga vendasit vazhdoi dhe katër minuta më vonë erdhi goli i dytë me Michael Murillo. Ai nuk gabon me kokë pas një ftese tjetër nga ish-sulmuesi i Arsenal. Në minutën e 34' Harit kishte mundësinë të shënonte trisin i vetëm me Lopes, por portieri i Lyon reagoi duke devijuar në këndore.

Në pjesën e dytë ritmi ishte menjëherë i lartë, me Lyon që tentoi të shkurtonte diferneceën. Miqtë u bënë të rrezikshëm me Nuamah dhe Lacazette. Gjithësesi, ishte Aubameyang (me golin e tij të dhjetë në sezon) ai që e mbylli përfundimisht ndeshjen në minutën e 55'. Gattuso u qetësua në pankinë dhe lejon disa lojtarë të pushojnë në çerek orëshin e fundit. I riu Nadir goditi një shtyllë të bujshme në minutën e 90', por rezultati nuk ndryshoi. Pikët e Marsejës bëhen kështu njëzet (dy pikë larg zonës evropiane), ndërsa Lyon mbetet gjithnjë e më i fundit me shtatë pikë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI