Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Video/ Ndihet i provokuar, Klopp i kthehet ‘live’ keq pyetjes së gazetarit: "Je një injorant"

Lapsi.al 7 December 2023
Video/ Ndihet i provokuar, Klopp i kthehet ‘live’ keq pyetjes
Jürgen Klopp nuk i përmban nervat e tendosura pas ndeshjes Sheffield-Liverpool. Reds fituan me rezultatin 2-0, por tekniku gjerman nuk e ka gëlltitur dot batutën e gazetarit Marcus Buckland, në lidhje me kohën e ndeshjes së radhës ndaj Crystal Palace. Tekniku, që në të kaluarën është ankuar shpesh për ndeshjen e drekës të së shtunës (ora 12:30 britanike, 13:30 me orën tonë), është përgjigjur në mënyrë të ashpër, edhe pse mbajti një ton sarkastik.

KLOPP PËRPLASET ME GAZETARIN

Liverpool, në fakt, do të luajë të shtunën në orarin e kritikuar shpesh nga Klopp. Duke u përpjekur të bënte humor, Marcus Buckland e nisi kështu: "Kundër Crystal Palace do të dilni në fushë në kohën tuaj të preferuar, apo jo?". Përgjigja e menaxherit gjerman, pavarësisht tonit në dukje sarkastike, ishte e akullt: "Urime, është vërtetë fantastike të bësh shaka me këtë temë. Crystal Palace luajti edhe sonte dhe kështu jemi në të njëjtën situatë. Por e kuptoj që ti nuk e kupton diskutimin tim edhe pse punon në futboll. Pra, pse duhet të përpiqem t'jua shpjegoj përsëri? Nëse bëni shaka me këtë temë, do të thotë se je vërtet një injorant". Lexo më tej: Video/ Broja godet shtyllën, United mposht Chelsea: Guardiola -6 nga kreu, City fundoset ndaj Villians

“NUK MË RESPEKTOVE”

Edhe kolegët e Buckland, Billy Sharp dhe Steve McManaman, gjithashtu mbetën pa fjalë. Më pas gazetari i Prime Video u përpoq të rikuperonte situatën dhe të rivendoste qetësinë në intervistë: “Thjesht po përmendja një nga problemet, nuk doja të tregoja mungesë respekti”. Por Klopp, përsëri, u përgjigj me zemërim: "E megjithatë e ke bërë tashmë. Ti mund të thuash çfarë të duash, ndërsa po ta bëja unë... do të ishte krejtësisht ndryshe".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI