Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Inzaghi super-trajner, 100 gola në sezon e ylli i dytë, Lautaro pa limite e provokues: "Rinovimi? Firmos edhe nesër"

Lapsi.al 7 December 2023
Inzaghi super-trajner, 100 gola në sezon e ylli i dytë, Lautaro pa

Lautaro Martinez ka dhënë një intervistë ekskluzive për Sportmediaset, ku ka konfirmuar dëshirën për të rinovuar kontratën: "Mungon fare pak. Firma në natën e Vitit të Ri? Shpresoj që nesër! Jam i qetë dhe i lumtur, ndihem mirë këtu dhe dua shumë të rinovoj". Kapiteni i Inter, më pas, flet për fillimin e shkëlqyer të sezonit: “Sinqerisht e prisja edhe pse nuk e mendoja se do të ingranoheshim kaq shpejt. 12 lojtarë u larguan në verë, erdhën djem të jashtëzakonshëm që punuan mirë që nga dita e pare. Por nuk e prisja që të gjithë të integroheshim kaq shpejt”.

LAUTARO E YLLI I DYTË

Lautaro nuk dëshiron të zgjedhë mes një tjetër finaleje të Champions dhe titullit të yllit të dytë: “Gjithmonë kam thënë se e bëj këtë sport për të fituar. Është e vështirë të arrish të gjitha objektivat, por ne punojmë për këtë”. Juventus, rivali kryesor në kampionat? "Rruga është ende e gjatë, nuk ka përfunduar ende faza e parë. Ne duhet të vazhdojmë kështu sepse ka skuadra të tjera të forta si Milan dhe Napoli".

KOMPLIMENTA PËR SIMONE INZAGHI

Duke folur për bardhezinjtë, Lautaro shpjegon se si përfundoi historia e bukur e zbuluar pak ditë më pare. Pas fitores së Juves në Monza në minutën e 94’, ai telefonoi teknikun Simone Inzaghi për ta pyetur nëse kishte rënë nga karrigia në golin e Gatti: "Nuk kishte rënë (buzëqesh, red.)... Trajneri është rritur shumë nga pikëpamja teknike dhe njerëzore. Një person i jashtëzakonshëm që u jep të gjithëve një shans. Nëse stërvitesh mirë atëherë mund të luash. Trajneri më i mirë? Sigurisht që ka bërë tre vite të pabesueshme këtu, duke fituar kupa dhe duke arritur në finalen e Champions. Kampionatet e munguara kanë mbetur aty, por tani jemi në garë të plotë."

LAUTARO: SHËNOJ 100 GOLA

Sulmuesi argjentinas bën shaka kur pyetet nëse ka në mendje një objektiv për golat e sezonit: "Le të themi 100? (qesh, red.). Do të doja të shënoja shumë, por e rëndësishme është që Inter të fitojë. Objektivi im është të rritem në nivel çdo vit”. Për ta bërë këtë është ndihma e çmuar e shokut të tij të skuadrës Thuram: "Unë dhe ai si Eto'o dhe Milito? Jo, ata bënë historinë e Inter. Marcus mbërriti me shpirt të madh dhe ne do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar ekipin deri në fund".

Lexo më tej: Lautaro Martinez, dominuesi i Europës për mesatare minutë/gol: më mirë se Mbappé, Haaland e Kane

RINOVIMI ME INTER

Më në fund për rinovimin e kontratës deri në vitin 2028, që duket fare pranë: "Nënshkrimi? Është gati për mua, mungojnë vetëm disa detaje. Unë dua shumë të rinovoj, ndihem mirë këtu dhe familja është gjithashtu mirë. Njerëzit më duan dhe unë i dua ata. Klubi do të bëjë pjesën e tij, unë po bëj timen. Mbetet edhe pak, nuk ka problem, jam i qetë".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI