Flash

Nga Haaland te Xhaka, katër kombëtare duan të sfidojnë kombëtaren: Sylvinho nuk e do amerikano-latine

Lapsi.al 9 December 2023
Nga Haaland te Xhaka, katër kombëtare duan të sfidojnë

Katër kombëtare për një miqësore. Shqipëria është në europian dhe tani të gjithë duan të testohen me një nga surprizat e bukura të eliminatoreve të Euro 2024. Kuqezinjtë duan të prezantohen në eventin e madh në mënyrën më të mirë të mundshme. Për këtë arsye stafi teknik i kombëtares me në krye brazilianin Sylvinho nuk kanë ndaluar përgatitjet.

Tekniku po mendon për lojtarët që do të grumbullojë, duke kryqëzuar gishtat që të evitohen dëmtimet, por edhe testet për të kolauduar formacionin në vigjilje të Europianit. E në këtë pikë ofertat për miqësore nuk mungojnë. Befasia e bukur e kuqezinjve, në fakt, ka bërë që shumë kombëtare të duan të luajnë një miqësore me Shqipërinë. Në zyrat e FSHF-së kanë mbërritur tani katër propozime për në datat e lira nga UEFA në muajin mars.

KATËR OFERTAT

Norvegjia e Haaland është sugjestionuese, pavarësisht se ishte ndër ato ekipe që dështuan të kualifikohen. Por duke patur parasysh nivelin e sulmuesve që kuqezinjtë do të përballin në grup me Spanjën, Italinë e Kroacinë, ndoshta testi me gjigantin viking vlen shumë. Në anën tjetër është Zvicra e shqiptarëve Xhaka, Shaqiri e Jashari, që për këtë fakt e bën të mirëpritur përballjen. Zvicra ishte në vazon e katërt në short, por nëse do të zgjidhej një kundërshtar që në eliminatore ka bërë më mirë, atëherë ja ku është Sllovakia që ishte në vazon e tretë dhe është gati të luajë kundër Shqipërisë.

Lexo më tej: "Europianin e fiton Shqipëria": nga Rama në stadium te Italia, Duka zbërthehet për 'La Politica del pallone'

Oferta më e largët e ardhur është ajo e Perusë, me amerikano-latinët që në atë periudhë do të jenë në Itali. Federata peruane ka inistuar shumë për këtë ndeshje, por Sylvinho po mendohet, duke qenë se dëshiron një kundërshtar të fortë, por europian, për ta përshtatur miqësoren në funksion të Euro 2024.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI