Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Video/ West Ham fiton derbin në shtëpinë e Tottenham: Newcastle turpërohet, Everton bën tris në 10 minuta

Lapsi.al 7 December 2023
Video/ West Ham fiton derbin në shtëpinë e Tottenham: Newcastle

Raundi i mesjavës së Premier League përfundon me suksesin befasues të West Ham në derbin e Londrës. Hammers erdhën nga prapa për të triumfuar 2-1 ndaj Tottenham. Bowen (52') dhe Ward-Prowse (74') vendosën sfidën, pas epërsisë fillestare të Spurs në minutën e 11' me Romero. Edhe Everton buzëqesh, duke i befasuar të gjithë dhe mposhtur Newcastle 3-0 falë golave të vonuara të McNeil (79'), Doucouré (86') dhe ish-lojtarit të Udinese, Beto (96').

TOTTENHAM-WEST HAM 1-2

Kriza është zyrtare: Tottenham nuk di më të fitojë. Mbërrin ndeshja e pestë pa sukses. E nëse barazimi 3-3 me City mund t'i kishte sjellë besim skuadrës së Postecoglou, humbja 2-1 në derbin e Londrës kundër West Ham i heq siguritë e mëtejshme Spurs. Megjithatë, ndeshja filloi menjëherë mirë për vendasit, në avantazh në minutën e 11' me Romero që bëri rezultatin 1-0. Tottenham nuk arriti të dyfishonte epërsinë dhe në fillim të pjesës së dytë u barazua. 1-1 erdhi falë një rrëmuje që u zgjidh nga Bowen.

Megjithatë, goli që vendos derbin ishte një harakiri nga Spurs. Pasimi i Udogie prapa u kthye në një asist për Ward-Prowse, i cili fillimisht goditi shtyllën, më pas shënon në topin e rikthyer për t'i dhënë fitoren trofembajtësve të Conference League. West Ham ngjitet kështu në 24 pikë, -3 nga Tottenham që ka arritur vetëm një barazim në 450 minutat e fundit të Premier League. Dhe kjo është humbja e tretë radhazi në shtëpi.

EVERTON-NEWCASTLE 3-0

Everton mposht Newcastle 3-0, por është një sukses që vjen vetëm në 20 minutat e fundit të lojës, përfshirë edhe shtesën. Katër emra vendosën ndeshjen, por njëri prej tyre është i Magpies: Kieran Trippier, i cili bëri dy gabime në dy golat e parë të Toffees. Në minutën e 79', në fakt, ish-lojtari i Atletico humbi topin dhe lejoi kundërsulmin e McNeil, që shënoi golin e 1-0. Shtatë minuta më vonë ndodhi përsëritja e situatës, por këtë herë McNeil shërbeu për Doucouré që nuk mund të gabonte. Në minutën e 96', megjithatë, kishte lavdi edhe për ish-lojtarin e Udinese, Beto. Ai u aktivizua pak para 2-0 dhe shënon golin e tretë në shtesë, pasi asisitit të Patterson. Kështu Everton ngjitet në 10 pikë, duke u larguar nga zona e rënies pavarësisht dënimit me -10 pikë. Newcasatle mbetet në kuotën e 26 pikëve, në vendin e shtatë dhe -4 nga Champions.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI