Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Video/ Shembje sensacionale në Bundesligë: Bayern Munich shkërmoqet 5-1 në Frankfurt

Lapsi.al 9 December 2023
Video/ Shembje sensacionale në Bundesligë: Bayern Munich

Raundi i katërmbëdhjetë i Bundesligës do të kujtohet nga kolapsi i bujshëm i Bayern Munich. Skuadra e Tuchel shkatërrohet 5-1 nga Eintracht Frankfurt. Dina Ebimbe (dygolësh), Marmoush, Larsson dhe Knauff ishin vendimtarë, i kotë goli i Kimmich për bavarezët. Në ndeshjet e tjera, Union Berlin i rikthehet fitoreve pas tre muajsh. Kryeqytetasit imponohen 3-1 ndaj Mönchengladbach, ndërsa sukses në shtëpi edhe për Werder Bremen, 2-0 ndaj Augsburg. Freiburg mundi me vështirësi 1-0 Wolfsburgun në transfertë, Heidenheim-Darmstad mbyllet 3-2.

REZULTATI QË NUK MENDOHEJ NË BUNDESLIGA...

Sensacionale humbja e Bayern Munich, i mposhtur 5-1 në Eintracht Frankfurt. Pas dymbëdhjetë minutash lojë, vendasit kaluan në mënyrë të bujshme në avantazh. Gabimi i Mazraoui, favorizoi Chaibi që goditi traversën, pastaj diagonalja fituese ishte e Marmoush. Egjiptiani shënoi golin e tij të shtatë në sezon. Eintracht dukeshin më lart edhe fizikisht, por me kalimin e minutave bavarezët u rritën. Në minutën e 25' Kane iu afrua barazimit, por në kundërsulm të besuarit e Toppmoller gjetën golin e dytë. Në minutën e 31', Knauff shërbeu për Dina Ebimbe, që dyfishoi epërsinë, duke befasuar një Neuer aspak perfekt. Skuadra e Tuchel e ndjeu goditjen dhe pesë minuta më vonë pësoi edhe golin e tretë. Një gabim i Kimmich, një kundërsulm i nisur dhe i përfunduar nga Larsson, i cili shënoi 3-0 me një diagonale me të majtën. Në minutën e 44' Kimmich i dha shpresë skuadrës së tij, duke ngushtuar diferencën në 3-1 me një goditje të bukur nga jashtë zonës.

Lexo më tej: Video/ Dortmund i bën 'nder' Bayern: ndalet Xabi Alonso, Leverkusen rrezikon kreun

Në fillim të pjesës së dytë, një tjetër kundërsulm i rrufeshëm nga vendasit, të cilët bënë poker në minutën e 50' me dygolëshin e Dina Ebimbe. Bayern ishte praktikisht i pafuqishëm dhe drejt kohës së shtesës erdhi edhe 5-1 në minutën e 60. Asisti i dytë i Marmoush ishte këtë herë për Knauff, i cili fiksoi shifrat në 5-1. Bayern mbetet me 32 pikë, ende -3 pas Leverkusen. Eintracht, nga ana tjetër, ngjitet në 21 pikë, në vendin e shtatë.

NDESHJET E TJERA

Kthehet te fitorja Union Berlin, që mposht Gladbach 3-1. Mungonte prej 3 muajsh suksesi i kryeqytetasve, që kapërcejnë rrezikun dhe dalin nga zona e rënies. Volland me penallti, Hollerbach dhe Kaufmann siguruan rezultatin para se Plea të shënonte golin e nderit për miqtë. 10 pikë për Union, ndërsa Gladbach është në vendin e 10 me 6 pikë më shumë. Fitore e thjeshtë për Wrder, 2-0 kundër Augsburg. Stark dhe Ducksch shënuan një gol në çdo pjesë loje. Sukses i Freiburg, që mposhti Wolfsburg në transfertë falë golit të vetëm të Gregoritsch në minutën e 74'. Humbet me përmbysje Darmstad i Gjasulës, në shtëpinë e Heidenheim, por lojtari i kombëtares kuqezi ka luajtur 90' si qendërmbrojtës.

Bundesliga Germany

Eintracht Frankfurt 5-1 Bayern Munich

FC Heidenheim 3-2 Darmstadt

Union Berlin 3-1 Borussia Monchengladbach

Werder Bremen 2-0 Augsburg

Wolfsburg 0-1 Freiburg

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI