Flash

Video/ Liverpool përmbys Crystal Palace në minutën e 90': Salah 200 gola me fanellën e Reds

Lapsi.al 9 December 2023
Video/ Liverpool përmbys Crystal Palace në minutën e 90':

Nga Ferri në Parajsë në hapësirën e gjysmë ore. Në javën e Premier League ku të gjithë prisnin një parakalim të përkohshëm të Arsenal, i impenjuar ndaj Aston Villa në orët e ardhshme, Liverpool rrezikoi keq ndaj Crystal Palace. Mateta kaloi në avantazh Eagles me një penallti (57') dhe vetëm kartoni i kuq i Ayew (74') përmbysi lojën. Salah barazoi me golin e 200 për Reds, Elliott bëri 2-1 në minutën e 90'. Klopp vuajti, por mori kryesimin.

Jurgen Klopp dhe Liverpool kishin nevojë për një rikthim tjetër për të vazhduar të ushtrojnë presion mbi Arsenal. Reds rrezikuan shumë e më pas përmbysën rezultatin kundër Crystal Palace. Përfundoi 2-1 në Selhurst Park, në ditën kur Salah arriti 200 gola me klubin. Që në minutat e para u kuptua skenari i ndeshjes, me vendasit që mbyllën çdo hapësirë . Darëin Nunez e gjeti veten kryesisht të izoluar. Klopp dhe lojtart e tij ishin të rrezikshëm në dy mënyra: nga larg dhe nga krahët, me Tsimikas që krijoi shansin e parë. Palace rrezikoi të zhbllokojë ndeshjen pas gjysmë ore lojë. Penalltia e akorduar për faullin e van Dijk ndaj Edouard u anulua nga VAR.

Në pushim të dy trajnerët lëvizën lojtarët e tyre, me Klopp që kaloi Alexander-Arnold në mesfushë. Episodi kyç ishte thirrja e Andy Madley nga VAR për një penallti të mundshme. Faulli i Quansah ndaj Mateta ishte i qartë e sulmuesi mposhti Alisson nga pika e bardhë në minutën e 57'. Crystal Palace në avantazh e Klopp urdhëroi sulmin e Liverpool. Asisti megjithatë vjen nga kartoni i kuq për Jordan Ayew në minutën e 74'.

Lexo më tej: Video/ Ndihet i provokuar, Klopp i kthehet ‘live’ keq pyetjes së gazetarit: "Je një injorant"

SALAH I PESTI NË HISTORI

Miqtë përfituan menjëherë dhe barazuan në minutën e 76' me Momo Salah, goditja e të cilit u favorizua nga devijimi i Clyne. Egjiptiani arrin në 200 gola me Reds, duke u bërë i pesti në histori që arrin këtë moment historik pas Ian Rush (346), Roger Hunt (285), Gordon Hodgson (241) dhe Billy Liddell (228). Palace humbi portierin e tyre, me Remi Matthews që zëvendësoi Johnstone të dëmtuar dhe pëson goditjen përfundimtare në minutën e 90'. Harvey Elliott goditi nga jashtë dhe zgjidhi sfidën, ndërsa Alisson shmangu barazimin e Andersen në minutën e 100'. Liverpool fiton 2-1, duke u ngjitur në 37 pikë dhe duke u konfirmuar si pretendent për titull. Crystal Palace ndalon në kuotën e 16 pikëve, pavarësisht performancës së shkëlqyer: vetëm një fitore në nëntë të fundit (dhe një pikë në pesë ndeshje) për Hodgson, i cili nuk ka fituar në shtëpi që nga 3 shtatori.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI