Flash

Chris Evert, një prej më të mirave në histori, sëmuret sërish: "Tumori është kthyer, tani më duhet kimioterapi"

Lapsi.al 9 December 2023
Chris Evert, një prej më të mirave në histori, sëmuret

Chris Evert, një nga tenistet më të forta të të gjitha kohërave, ka bërë të ditur se është prekur sërish nga kanceri i vezoreve. "Kanceri i vezoreve është kthyer," tha 68-vjeçarja fituese e 18 titujve Slam për ESPN. "Edhe pse është një përgjigje që nuk doja ta dëgjoja kurrë, ndihem edhe një herë me fat që u kap në kohë. Javën e kaluar iu nënshtrova një operacioni tjetër robotik dhe mjekët hoqën të gjitha qelizat e kancerit nga zona. Tani kam filluar një raund tjetër kimioterapie".

Lexo më tej: Ish-numri 1 në botë i tenisit, bën njoftimin tronditës: "Kam kancer në vezore, po bëj kimio"

Evert ishte diagnostikuar me kancer në vezore në janar 2022. Tenistja e kishte zbuluar këtë sepse motra e saj më e vogël, Jeanne Evert Dubin, kishte vdekur nga e njëjta sëmundje dy vjet më parë në moshën 62-vjeçare. E kështu, ajo kishte vendosur t'i nënshtrohej testeve gjenetike që gjetën tumorin në një fazë ende të operueshme. Pas një operacioni dhe një cikli prej gjashtë trajtimesh kimioterapie, ajo iu kthye komenteve në fushë për sportin e saj. Tashmë ish-kampiones do t'i duhet të lërë punën për disa kohë. Ajo nuk do të jetë e pranishme në Australian Open. Evert shpreson të jetë "e gatshme për pjesën e mbetur të sezonit Grand Slam".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI