Flash

Penalltia e Inter shpërthen polemikat: “Po çfarë Var, kështu është Bar”. Cesari mbron arbitrin Di Bello

Lapsi.al 10 December 2023
Penalltia e Inter shpërthen polemikat: “Po çfarë Var,

Pavarësisht nga një ndeshje të dominuar nga fishkëllima e parë, me përjashtim të disa inkursioneve friulane, Inter pati nevojë për një penallti për të kapërcyer fortesën bardhezi. Një penallti që shpërtheu polemikat, në kontaktin mes Perez dhe Lautaro Martinez, në harkimin e Dimarco, që fillimisht u gjykua si i rregullt nga Di Bello.

Ndërhyrja e VAR ishte e nevojshme për të bërë që arbitri i ndeshjes të ndryshonte mendje. Pas rishikimit të monitorit, Di Bello dekretoi penalltinë në favor të skuadrës së Simone Inzaghi. Megjithatë, vendimi i Di Bello nuk u pëlqeu të gjithëve dhe ka nga ata që kujtuan një episod të ndodhur fundjavën e kaluar me Inter sërish si protagonist. Në kontaktin Acerbi-Osimhen, VAR nuk ndërhyri.

PENALLTI ÇDO DY NDESHJE PËR INTER

Penalltia e shtatë në 15 javë kampionati për Inter, që ndaj Udinese kaloi në avantazh nga pika e bardhë, shënuar nga Hakan Calhanoglu. Por polemikat shpërthyen menjëherë në mediat sociale. Më tepër se te vetë penalltia, tifozët protestojnë për përdorimin e VAR. “Ajo mbi Lautaro është një penallti e pastër”, thotë Graziano Cesari, i cili shton: “Sulmuesi argjentinas ishte në një pozicion të favorshëm në sprint dhe u ndalua me faull. Një gabim i qartë dhe i dukshëm që arbitrit Di Bello i shpëtoi”.

Zakonisht ne priremi të shmangim përdorimin e VAR në rast kontaktesh të lartë, duke vlerësuar vendimin e marrë në fushë. Por Di Bello ishte shumë prapa kontaktit mes Lautaro dhe Perez dhe, ndoshta për këtë arsye, në sallën e VAR vendosën që arbitri të rishikonte veprimin.

Këtë sezon arbitri puljez ishte protagonist i një tjetër mbajtje të pa sanksionuar: ajo e Iling Junior ndaj Ndoye në Juve-Bologna që kishte zemëruar aq shumë teknikun Thiago Motta. Në atë rast Di Bello nuk ishte thirrur mbrapsht dhe më pas u publikua biseda në dhomën e VAR-it: "Një moment. Mirë. Më trego një këndvështrim tjetër. Ok. Kjo. Jo për mua jo, kontrolli u krye".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI