Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Video/ Aston Villa i merr mbarë, pas City mposhtet edhe Arsenal: kreu i Premier League është i Liverpool

Lapsi.al 9 December 2023
Video/ Aston Villa i merr mbarë, pas City mposhtet edhe Arsenal: kreu i
Ligji i Unai Emery dënon edhe Arsenal: Aston Villa - fitorja e tyre e pesëmbëdhjetë radhazi në shtëpi - mposhti Gunners 1-0. Villians duket se e kanë seriozisht e po krijojnë bindjen se mund të luftojnë vërtetë për kreun. Nëse llogarit, që skuadra e teknikut Emery mposhti radhazi dy kryesuesit e Premier League, City e tani edhe Arsenal, atëherë gjithcka është e mundur. Aston Villa është tani vetëm dy pikë larg vendit të parë, që ndryshoi duar, duke kaluar nga Gunners te Reds. Londinezët lëshuan kështu vendin e parë, duke pësuar humbjen e dytë të kampionatit të tyre. Goli që vendos ndeshjen mbërriti menjëherë: në minutën e 7', Villans ndërtuan një aksion të shkëlqyer kolektiv në të djathtë. Bailey shërbeu në qendër për McGinn, i cili u kthye duke mundur Raya me të majtën. Miqtë bënë gjithçka për të barazuar: Odegaard dhe Martinelli vunë në provë mbrojtjen e vendasve dhe Martinez, i cili megjithatë priti gjithçka. Lexo më tej: Video/ United katastrofë: ten Hag turpërohet në Olt Trafford nga Bournemouth Në pjesën e dytë, të besuarit e teknikut Arteta do të gjenin dy herë golin e barazimit, të dy të anulluar. Fillimisht në minutën e 62' realizoi Saka, por në pozicion jashtë loje. Më pas, Nketiah gjeti rrjetën, por duke e prekur topin me dorë. Rikuperimi i gjatë nuk çoi në barazimin e shpresuar nga Gunners, që të paktën do t'i lejonte Arsenal të ndante vendin e parë me Liverpool. Përkundrazi përfundon 1-0: Arsenal zbret në -1 nga kreu, ndërsa Aston Villa arrin fitoren e dytë, shumë prestigjioze pas asaj kundër City të Guardiolës dhe tani është vetëm dy pikë prapa Reds që mbajnë vendin e parë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI