Flash

Video/ Napoli humbi në Torino, Osimhen provokoi tifozët e Juventus: ja çdo të thonë 6 gishtat e nigerianit

Lapsi.al 9 December 2023
Video/ Napoli humbi në Torino, Osimhen provokoi tifozët e Juventus: ja
Napoli pësoi një tjetër humbje, të dytën radhazi në kampionat dhe të tretën nën drejtimin e teknikut Walter Mazzarrit. Kalendari i vështirë po thekson krizën e napolitanëve që humbën ndeshjen e madhe përballë Juventus. Megjithatë, në fund të ndeshjes, Osimhen bëri një gjest provokativ, që tërboi tifozët e Juventus. Pavarësisht paraqitjes së mirë, Napoli u rrëzua 1-0 në stadiumin e Juventus falë goditjes me kokë të qendërmbrojtësit Gatti. Nëse skuadra e kaltër u mposht në Torino, Osimhen ka dashur të largohet nga stadiumi me kokën lart, duke sfiduar tifozët e Juventus. Në fishkëllimën e fundit të arbitrit, ndoshta për shkak të disa grindjeve mes nigerianit dhe ultrasve të Juventusit, sulmuesi bëri një gjest "alla Totti".

OSIMHEN I KUJTON TURPËRIMIN 5-1

Victor Osimhen bëri me duar gjestin e 5-1 për tifozët bardhezinj në bilbilin e fundit. Vitin e kaluar, ndeshja në Maradona përfundoi me goleadën e napolitanëve, me një dygolësh për nigerianin. Kohë të tjera, një tjetër Napoli por edhe një tjetër Juventus. Një gjest që sigurisht nuk ka kaluar pa u vënë re në rrjetet sociale. Lexo më tej: Komentatori Pardo lë nam gjatë Napoli-Inter: "Osimhen nuk e ka 90 mes këmbëve" Imazhet, të filmuara nga kamerat, më pas bënë xhiron e internetit dhe komentet në rrjetet sociale të tifozëve juventinë u ekzaltuan. 5-1 të nigerianit iu bashkangjit menjëherë -12 që është distanca e kampionëve në fuqi, nga Juventus kryesues. Për rrjedhojë, nuk munguan edhe disa komente të helmatisura nga disa tifozë napolitanë, të pikëlluar nga ecuria e sezonit.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI