Flash

Parabola e Federico Gatti: "Isha murator e ngarkoja arkat, tani dua të fitoj me Juventus"

Lapsi.al 10 December 2023
Parabola e Federico Gatti: "Isha murator e ngarkoja arkat, tani dua të
Kundër Napolit erdhi goli i pestë në 40 paraqitjet e para me Juventus për Federico Gatti. Qendërmbrojtësi flet për rrugëtimin e pabesueshëm që ndërmori për të arritur në këto nivele: “Kam ngarkuar kuti me fruta dhe perime në treg, kam qenë montues dritaresh dhe gjithashtu murator. Punoja në çati, objektivi tani është të fitoj kombëtaren për në verë dhe të fitoj diçka me Juventus”. Mbrojtësi e filloi duke bërë "gavetën" në xhiro rreth gjysmës së Piemontes, duke kaluar gjithashtu edhe nga ekipet e të rinjve të Torinos. Më pas, Gatti provoi fatin mes Pavarolo, Saluzzo, Verbania dhe Pro Patria. Pika e kthesës ishte në vitin 2021 me thirrjen nga Frosinone dhe arritjen e promovimit me Çoçarët. Një vit më pas erdhi bashkimi me bardhezinjtë. Lexo më tej: "Juventus hoqi dorë nga oferta e madhe për Gatti": prapaskena e bujshme si Allegri e ndaloi të ikte “Të premten prindërit e mi ishin në stadium me të dashurën time – tha mbrojtësi bardhezi për RAI –. E ata ishin shumë të lumtur. Emocioni ishte pothuajse më i madh për ta sesa për mua”. Gatti e nisi ndoshta edhe me pasiguri, por Juventus besoi gjithnjë te ai, Allegri mbi të gjithë. E tani, mbrojtësi është bërë një nga pikat e forta të bardhezinjve. Jo vetëm në mbrojtje, por edhe zonën-gol.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI