Flash

Video/ City jashtë krizës në 3 minuta: Broja titullar humb në fushë, Chelsea fundoset me Everton

Lapsi.al 10 December 2023
Video/ City jashtë krizës në 3 minuta: Broja titullar humb

Java e gjashtëmbëdhjetë e Premier League sheh suksesin e Manchester City në kompeticion pas më shumë se një muaji. Citizens rikuperuan rezultatin në 1-2 në harkun e tre minutave (nga 62' deri në 65') në Luton. Golat e Bernardo Silva dhe Grealish ngjisin Guardiolën në -4 nga kreu. Chelsea humbet sërish, i mundur nga Everton 2-0 me golat e Doucouré dhe Dobbin (fitorja e tretë radhazi për Toffees). Armando Broja, sulmuesi i kombëtares, ishte titullar por nuk la gjurmë. Fiton, ndërkohë, 5-0 Fulham, në shtëpi, ndaj West Ham.

LUTON-MANCHESTER CITY 1-2

Guardiola duhet të bënte pa Haaland për ndeshjen kundër Luton, i cili çuditërisht e mbylli pjesën e parë në avantazh. Në fakt, që në fillim kampionët në fuqi dominuan lojën, duke krijuar raste me Foden dhe Rodrigo, përpara se t'i afroheshin golit me një goditje të Alvarez që përfundoi milimetra jashtë. Në kohën shtesë të pjesës së parë erdhi befasia për miqtë. Adebayo përfitoi nga krosimi i Townsend dhe me kokë kaloi në avantazh Luton. Reagimi i Citizens erdhi brenda tre minutave mes minutave 62' dhe 65'. Fillimisht Bernardo Silva u kujdes për të rivendosur ekuilibrin, më pas Jack Grealish kaloi përpara ekipin e tij me një asist nga Julian Alvarez. Kështu skuadra e Guardiolës i rikthehet suksesit në Premier League pas më shumë se një muaji. City ngrihet në 33 pikë në renditje, katër pikë larg vendit të parë, ndërsa Luton mbetet me nëntë.

EVERTON-CHELSEA 2-0

Toffees vazhduan formën e tyre të mirë dhe likuiduan edhe Chelsea. Skuadra e Pochettino, i cili pësoi humbjen e tretë në katër ndeshjet e fundit të kampionatit, nuk ndryshoi fytyrë me Brojën si titullar. Dy rastet e shkëlqyera të pjesës së parë ishin të Palmer për Blues dhe Harrison për Everton. Ish-lojtari i City u ndal nga portieri, ndërsa anësori i Toffees nuk arriti të gjente objektivin në minutën e 25'. Pika e kthesës erdhi në fillimin e pjesës së dytë, kur Doucouré kaloi ekipin vendas në avantazh në minutën e 54' pas një kundërsulmi. Chelsea vuajti të krijonte raste dhe rrezikoi të pësonte golin e dytë 15' nga fundi nga Beto. Megjithatë, 2-0 mbërriti në minutën e 92', kur Dobbin i sapofutur mbylli ndeshjen pas një goditje nga këndi. Kjo i çoi pikët e Everton në 13 (fitorja e tretë radhazi), ndërsa Blues mbeten me 19 pikë.

FULHAM-WEST HAM 5-0

Pjesa e parë e pabesueshme për bardhezinjtë, të cilët hapën dhe mbyllën ndeshjen në harkun e njëzet minutave. Goditja me kokë e Raul Jimenez zhbllokoi ndeshjen pas 22 minutash. Tetë minuta më pas ishte Willian që dyfishoi epërsinë, ndërsa në minutën e 40' Adarabioyo mbylli efektivisht ndeshjen me një goditje me kokë pas zhvillimit të një këndoreje. Pjesa e dytë nuk e ndryshon inercinë e ndeshjes. Pas një orë loje, Wilson shpiku një goditje nga jashtë zonës në këndin e sipërm të portës, duke kompletuar pokerin. Më pas në minutën e 89' Vinicius vulosi rezultatin 5-0. Fulham tani ka 21 pikë në renditje, tre më pak se Hammers.

Lexo më tej: Video/ Liverpool përmbys Crystal Palace në minutën e 90': Salah 200 gola me fanellën e Reds

Premier League England

Everton 2-0 Chelsea

Fulham 5-0 West Ham United

Luton Town 1-2 Manchester City

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI