Flash

Napoli, si dështoi skuadra kampione e Italisë: për zëvendësimin e Kim, Giuntoli kishte ide tjetër

Lapsi.al 10 December 2023
Napoli, si dështoi skuadra kampione e Italisë: për

Një nga transferimet më të dhimbshme të merkatos së verës për kampionët e Italisë, Napoli, ishte sigurisht ajo e mbrojtësit Kim Min-jae. Koreano-jugori, i cili mbërriti mes skepticizmit të përgjithshëm për të zëvendësuar Koulibaly, arriti të fitonte besimin e ekipit dhe tifozëve. Me paraqitjet e tij ai arriti në atë pikë sa u bë një idhull i vërtetë.

Ishte e qartë se, duke pasur parasysh klauzolën e lirimit në kontratën e tij, skuadrat e mëdha evropiane do të kishin bërë gjithçka që mundeshin për ta marrë atë. E në fund Bayern Munich ia doli të siguronte qendrorin. Zëvendësimi i gjigantit nga Tongyeong ishte një detyrë e vështirë. E në fund drejtuesit e Napolit vendosën të fokusoheshin tek Natani, fare pak i njohur. Ndoshta në Napoli shpresonin për një tjetër goditje të stilit Kim, por nuk ndodhi kështu.

E vërteta, sipas asaj që zbulon Repubblica, megjithatë është se ish-drejtori sportiv i napolitanëve Cristiano Giuntoli kishte në mendje emra të tjerë, në krahasim me atë të brazilianit.

GIUNTOLI DËSHIRONTE TJETËR ZËVENDËSUES PËR KIM

Gazeta romane, duke folur për problemet e mbrojtjes së Napolit, zbuloi disa prapaskena në lidhje me zgjedhjen e zëvendësuesit të koreano-jugorit: "Mungonte Kim. Po, por një sozi ishte gjetur. Nga Giuntoli që përpara titullit kampion. Në prill. Maximilian Kilman, 26 vjec, londinez me origjine ukrainase, kapiten i Wolverhampton. Cmimi fiks: 25 milionë. Në raport shkruhet 'Lexim i mirë i situatës, ndërhyrje e saktë te kundërshtari, fizicitet i lartë'. Giuntoli kishte menduar edhe për Natan, por si një mbrojtës plotësues. Napoli, në vend të kësaj, humbi kohën. Më 8 gusht Kilman nënshkroi për 5 vjet me klubin e tij, lamtumirë Napoli, Natan paraqitet si trashëgimtari i Kim".

Lexo më tej: Video/ Napoli humbi në Torino, Osimhen provokoi tifozët e Juventus: ja çdo të thonë 6 gishtat e nigerianit

Si një alternativë për kapitenin e Wolves, përsëri sipas Repubblica, Giuntoli kishte zgjedhur një emër të dytë: "Robin Le Normand, qendërmbrojtësi i kombëtares spanjolle dhe Real Sociedad. Nuk erdhi një tjetër emër i Giuntoli. Dy nga keqkuptimet e mëdha të një fushate që rezultoi e gabuar dhe e shtrenjtë”.

A do të ishte ndryshe sezoni i kampionëve të Italisë me një nga këto dy profile që do të drejtonte linjën e mbrojtjes? Kjo mbetet hipotetike, po vështirë se do të ishin -14 nga kreu pas 15 javësh.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI