Flash

"Ndaloni lojën, i duhet ndihmë". Tifozi humb jetën në stadium, Uzuni i trishtuar: ndërpritet Granada-Bilbao

Lapsi.al 10 December 2023
"Ndaloni lojën, i duhet ndihmë". Tifozi humb jetën
Tragjedi në tribunat e Estadio Nuevo Los Carmenes gjatë ndeshjes Granada-Athletic Bilbao. Një tifoz ndërroi jetë pasi u ndje keq në tribunë dhe arbitri Ortiz fillimisht ndërpreu lojën dhe më pas e ndërpreu përfundimisht. Myrto Uzuni dhe lojtarët e tjerë ishin dukshëm të trishtuar, kur po ktheheshin në dhomat e zhveshjes. Sipas një rikonstruksioni fillestar të fakteve, ishte Unai Simon ai që raportoi problemin në tribuna te arbitri. Gjithçka ndodhi, kur kishte rreth një çerek ore që kishte nisur loja. Me rezultatin 1-0 për baskët, portieri Unai Simon i raportoi arbitrit urgjencën në sektorin pas tij. Një tifoz u ndje i sëmurë, kështu shërbimet e urgjencës ndërhynë dhe ndeshja u ndërpre. Megjithatë, përpjekjet për të ringjallur spektatorin ishin të kota. Granada-Athletic Bilbao, ndeshja e vlefshme për javën e 16 të La Liga tashmë do të duhet të riluhet në një tjetër datë. Athletic Bilbao e njoftoi ndarjen nga jeta të tifozit në profilin e tyre në Twitter.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI